Komisionari evropian Vitjanis Andrjukajtis mendon se BE-ja duhet të shqyrtojë me seriozitetin e domosdoshëm problemin lidhur me cilësinë e ushqimeve

Autor:

Për çdo njeri me rëndësi është cilësia e produkteve, të cilat i konsumon. Mirëpo, jeta e tensionuar nga ndonjëherë nuk na lejon që t’ia kushtojmë mjaft vëmendje dhe kohë produkteve që i blejmë dhe i vëmë në trapezë. Shpesh ndodh që koha të mos na mjaftojë për mëngjesin ose drekën, ndërsa darkën e gatuajmë me ushqime gjysmë të gatshme plotë përbërës të dëmshëm. Si rezultat fillimisht e ndjejmë veten të ngopur por së shpejti prapë qëndrojmë para frigoriferit duke kërkuar diçka për të ngrënë. Kjo dhe mungesa e lëvizjes dhe dëshirës për trajnim janë dy prej shkaqeve për të cilët 25 për qind prej fëmijëve në Evropë janë me mbipeshë. Këtë e tregon një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga viti i kaluar.

Komisionari evropian i shëndetësisë dhe sigurimit të ushqimeve Vitjanis Andrjukajtis, i cili ishte për një vizitë tek ne me ftesë së Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Bullgari komentoi, se nuk punohet mjaftë për kufizimin e sheqerit në shkollë. Sipas tij një nga mundësitë për këtë mund të jetë zëvendësimi i saj me mjaltë. Ai ia kushtoi vëmendje edhe dy problemeve të mëdha në mbarë BE-në, jo vetëm në vendin tonë – cilësisë së ushqimeve në dyqanet. Lidhur me këtë ai shtoi, se për profilaktikë dhe parandalim ndahen vetëm 3 për qind nga buxhetet për shëndetësi të vendeve anëtare të BE-së. Sipas tij kjo përqindje duhet të shtohet për të mirën e shtetasve evropianë. Mirëpo, për këtë qëllim duhet një vendim politik. Përsa i përket cilësisë së ushqimeve, komisionari theksoi, se po punohet pa u ndërprerë për përmirësimin e tij. Gjatë diskutimit u bë fjalë edhe për pabarazinë sociale, gjë që është pengesë për konsumatorët të zgjedhin mallrat sipas cilësisë jo sipas çmimit.

Në diskutimin “Të shijshme ose të shëndetshme? Cilësia e ushqimeve në BE-në”, i cili është pjesë e programit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, mori pjesë edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar të Bujqësisë Desisllava Taneva. Në fjalinë e vet ajo e vuri theksin mbi domosdoshmërinë e ndryshimeve të rregulloreve evropiane që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorëve.

Ekziston një standard i dyfishtë dhe kjo u vërtetua nga kontrollimet në disa vende anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe Bullgarinë. Kjo ka të bëjë edhe me produktet, të cilat shiten me një markë të njëjtë në tregjet e ndryshme. Mënyra e funksionimit të Sistemit është të  kënaqë interesin e konsumatorit në varësi të të ardhurve. Prandaj ushqimet me një markë të njëjtë që shiten në shtetet e ndryshme duhet të jenë me përbërje dhe cilësi unifikuar. Mirëpo, për këtë janë të domosdoshme ndryshime në rregulloret ekzistuese evropiane. Kështu kompanitë e mëdha, duke përfshirë edhe ato transnacionale do të jenë të detyruar të ofrojnë disa lloje të një produkti. Njeri me çmim më të lartë dhe tjetri produkt alternativ me çmim më ët ulët, por me emër tjetër, që të mos mashtrohen konsumatorët.”

Sipas zonjës Taneva, kontrolli mbi cilësinë e ushqimeve në BE-në është mjaftë i rreptë dhe jep garanci për sigurinë e produkteve. Shqetësimet e tyre për bujqësinë bullgare paraqitën përfaqësuesit e Bashkimit të Kopshtarëve dhe Federatës së Prodhuesve të Bukës dhe Ëmbëltorëve.

Sipas kryetares së Bashkimit të Kopshtarëve Mariana Milltenova, Bullgaria kënaq nevojat nga perime dhe fruta kryesisht me import. Ajo e arsyetoi këtë me sipërmarrësit të cilët falimentuan për shkak të pamjaftueshmërisë së subvencionimeve. Zonja Taneva tha, se gjatë vitit 2017 shihet një rritje e prodhimit të perimeve dhe frutave dhe krijimit të kopshteve me pemë frutore. Sipas të dhënave të prezantuara nga kryetarja e Federatës së Prodhuesve të Bukës Mariana Kukusheva, 8 nga 10 bukët e prodhuar janë pa cilësi dhe përbërje të qartë. Shkaku është, se regjistrimi i furrave në Agjencinë e Ushqimeve nuk është i detyrueshëm dhe pronarët nuk i legjitimojnë si shoqata tregtare. Prandaj nga 1000 furrat ekzistuese tek ne, janë të regjistruara vetëm 200 si prodhues.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Martin Minkov: Pavarësisht nga marrëveshja e arritur për emrin e Maqedonisë, regjioni mbetet problematik

Lajmi ballkanik i javës – marrëveshja e arritur ndërmjet kryeministrit grek dhe homologut të tij maqedonas për emrin e Maqedonisë, sikur përsëri e rriti tensionin në gadishull. Hapi përpara në lidhje me kontestin e emrit dhe varianti i miratuar..

botuar më 18-06-15 5.05.MD
Biser Petkov

Për dorëheqjen e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale dhe pyetjet që ajo provokon

Më 11 qershor në fund të ditës së punës u njoftua se Kryeministri Bojko Borisov e ka pranuar dorëheqjen e Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov. Si shkak për dorëheqjen z. Petkov ka shënuar pamundësinë për ta përballuar tensionin e..

botuar më 18-06-12 3.35.MD
Ata të cilët e nënshkruan deklaratën përfundimtare në Varshavë ripohuan edhe përkrahjen e shteteve të tyre për doktrinën e NATO-së për Rusinë.

Vallë, a bën kthesë Bullgaria në Lindje

Në fund të muajit maj sociologu nga “Galllëp Interneshënëll” Përvan Seimeonov komentoi para Radios Kombëtare Bullgare, se “gjatë disa muajve të fundit Bullgaria bën një kthesë të dukshme në Lindje”. Si shenje për këtë zoti Simeonov tregoi pozitën..

botuar më 18-06-11 1.28.MD