Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare e shpalli qëndrimin e vet për takimin e Presidentit bullgar Rumen Radev me Patrikun rus Kiril më 4 mars në Sofje. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Patriku bullgar Neofit. Sinodi vuri në dukje se gjatë takimit Presidenti Rumen Radev i ka mbrojtur kategorikisht pozitat e veta. Në takim Patriku Kiril shprehu dhimbjen dhe dëshpërimin e vet për nënvlerësimin e rolit të Rusisë në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke dhe dhënien e respektit ndaj popujve të tjerë. Presidenti e siguroi Patrikun e Kishës Ortodokse Ruse se populli bullgar gjithmonë ka respektuar dhe ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj popullit rus, kishës ruse dhe ushtarëve nga ushtria-çlirimtare e perandorit Aleksandër II. Në të njëjtën kohë Presidenti Radev nënvizoi shprehimisht se siç kisha lufton për shpirtin e çdo një njeriu, ashtu edhe ne i jemi mirënjohës çdo një ushtari, i cili ka marrë pjesë në ushtrinë ruse nën flamujt e perandorit Aleksandër II, dhe ka vdekur për lirinë bullgare, pavarësisht nga kombësia e tij.
Eurodeputetët kanë frikë nga ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e ardhshme të 9 qershorit, si dhe nga pronat e autoriteteve ruse në Bullgari. Kjo shënohet në një projekt-rezolutë të Partisë Popullore Evropiane për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e ardhshme..
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB)..