Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si ta kuptojmë gatishmërinë e Bullgarisë për një kontribut më të lartë në Bashkimin Evropian

БНР Новини
Vlladisllav Goranov dhe Gjunter Jotinger

Gjatë këtyre ditëve Ministri i Financave Vlladisllav Goranov shpalli në takimin evropian në Sofje për kornizën shumëvjeçare financiare të Bashkimit Evropian se Bullgaria është gati të paguajë një kontribut më të lartë në buxhetin e Bashkimit Evropian. Sipas Ministrit, rritja e buxhetit të tanishëm me rreth 10% është e arritshme dhe e pranueshme për Bullgarinë.

Në fakt deklarata e Goranovit nuk është një befasi, por një dëshmi për zhvillimin dinamik të pozitave të Sofjes rreth kësaj çështjeje. Në fillim të muajit shkurt, Ministria e Financave hodhi poshtë pohimet se Bullgaria ka rënë dakord që pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian kuotat e vendeve-anëtare në buxhetin shumëvjeçar të bashkimit të shtohen deri më 1.1% nga të ardhurat bruto kombëtare. Në fund të muajit shkurt Kryeministri Borisov tha se një shtim i ngjashëm do të ishte me leverdi për Bullgarinë, kurse gjatë dhjetë ditëve të para të muajit mars, Ministri i Financave faktikisht shtoi vetëm se ky kuptim është i diktuar nga interesi që të mund të ruhet politika e kohezionit si dhe ajo agrare e Bashkimit Evropian. Duket se pozita e Sofjes nuk është pa kushte dhe mund të presim që gjatë muajve të afërt Bullgaria të veprojë e drejtuar nga ky motiv, përfshi dhe në cilësinë e kryetares së Këshillit të Bashkimit Evropian sipas parimit të rotacionit.

Sofja e formoi pozitën e vet në muajin e dytë, qëkurse po e ushtron presidencën e radhës dhe në një moment, kur shtetet nga bashkësia janë të ndara rreth çështjes. Për shembull, Austria është kundër shtimit të kuotave buxhetore dhe ngul këmbë për shkurtimin e disa programeve, lidhur më tepër me pagime për vendet nga Evropa Lindore. Shtetet baltike janë për shtimin e kuotave pas vitit 2020. Pritet që Komisioni Evropian të bëjë një propozim zyrtar për kornizën shumëvjeçare financiare gjatë muajit maj, kurse deri atëherë problemi do të diskutohet në nivele të ndryshme dhe në formate të ndryshme. Sipas kabinetit “Borisov” ndaj momentit të gjitha opsionet për evitimin e sfidave pas Brexitit janë të hapura dhe qëllimi bazë i Presidencës Bullgare duhet të jetë që bisedimet për buxhetin e Bashkimit Evropian të kalojnë rrjedhshëm.

Në këtë kuptim Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva komentoi se sipas qeverisë bullgare do të jetë me një rëndësi të madhe që përpara se të fillojë sqarimi i përmasës së buxhetit të Bashkimit Evropian, të mund të përcaktohen prioritetet dhe politikat, të cilat do të financohen. Për shkak të ikjes së ardhshme të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe zgjedhjeve të ardhshme evropiane gjatë vitit 2019, pritet që përgatitja e kornizës shumëvjeçare financiare të jetë më e vështirë se kurdoherë. Në situatën e vështirësuar nga këto rrethana, në diskutimet Presidenca Bullgare do të synojë të mund të sigurojë një balancë midis politikave të reja mbi çështjet e sigurisë, migracionit dhe inovacioneve dhe politikave tradicionale, të cilat tanimë kanë kontribuar që Bashkimi Evropian të jetë i tillë siç është sot.

Ikja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, e cila është një nga importuesit më të mëdhenj neto, do të hapë një vrimë prej pothuajse 12% në mjetet, me të cilat vendet anëtare e financojnë buxhetin. Kohët e fundit komisari mbi buxhetin Gjunter Jotinger propozoi që shpenzimet e reja të Bashkimit Evropian, të cilat vlerësohen në rreth 10 miliardë euro në vit, të mbulohen 20% nëpërmjet kursimeve dhe 80% përmes parave të freskëta. Përpara kësaj vet Jotingeri propozonte që rreth 13 miliardë eurot të cilat nuk mjaftonin në vit për shkak të ikjes së Britanisë së Madhe, të mund të sigurohen 50% përmes ngushtimit të shpenzimeve dhe 50% përmes kontributeve shtesë të shteteve anëtare. Bilanci 50/50 sipas ekspertëve do të jetë mjaft më negativ për Bullgarinë. Në këtë moment për çdo një euro të cilën e jep Bullgaria për buxhetin evropian, Brukseli i kthen përafërsisht 6, dhe çdo një shkurtim i subvencioneve evropiane do të ndihet seriozisht. Sipas Ministrit të Financave Vlladisllav Goranov, kufizimi eventual i politikës së kohezionit dhe funksionimi i saj vetëm në rajonet më të varfra, do të pakësojë interesin e shteteve të mëdha ndaj saj dhe përbën një rrezik për vetë politikën e kohezionit.

Çfarë bilanci do të arrihet midis të gjitha këtyre ideve të ndërlikuara do të shikojmë në muajt e ardhshëm. Me datë të sotme Ministri Goranov është optimist se Bashkimi Evropian është në rritje ekonomike me kushte përmirësuese në tregun e punës dhe me kushte gjithnjë e më të mira të financimit. Në sfondin e kësaj koniunkture sfidat do të përballohen me një ambicie të moderuar dhe konstruktive politike dhe do të mund të garantohet stabiliteti i përgjithshëm financiar dhe arritja e një rritjeje afatgjatë të ekonomisë, punësimit dhe të të ardhurave.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“OMV Petrom” merr përsipër kërkimin e gazit në zonën bullgare të Detit të Zi

Kompania rumune “OMV Petrom”, e cila është pjesë e OMV austriake, do të operojë plotësisht bllokun detar “Han Asparuh”. Në koncesionin për kërkimin e gazit kompania merr përsipër pjesëmarrjen e deritanishme të kompanisë franceze “TotalEnergies”...

botuar më 24-03-27 11.42.PD

Çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10% brenda një viti

Në tremujorin e katërt të vitit 2023, çmimet e banesave në Bullgari janë rritur me 10,1% krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2022. 10,5% është rritja e çmimeve të banesave të reja dhe 9,8% e banesave ekzistuese. Këtë e tregojnë të dhënat e..

botuar më 24-03-25 3.57.MD

Vendet e eurozonës uruan Bullgarinë për përparimin e saj

Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..

botuar më 24-03-22 5.25.MD