Më se 6 milion janë bullgarët, të cilët jetojnë jashtë kufijve të vendit

Petër Harallampiev
Foto: BGNES

Sipas të dhënave të përafërta më se 6 milion bullgarë, duke përfshirë edhe fëmijë nga martesa të përziera, jetojnë jashtë Bullgarisë. Këtë e tha në një intervistë për gazetën “Trud” kryetari i Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit Petër Harallampiev. Popullsi bullgare ka në territorin e Greqisë Veriore. Në Shqipëri jetojnë nga 150 deri në 500 mijë veta me prejardhje bullgare, në Kosovë – nga 60 deri në 200 mijë, në Rumani – nga 50 deri në 200 mijë, në Ukrainë përafërsisht 210 mijë veta zyrtarisht u regjistruan si bullgarë gjatë regjistrimit në vitin 2002. Në SHBA bullgarët janë më se 200 mijë veta. Sipas informacionit jozyrtar të dikastereve të ndryshme bullgare nga 2.3 deri në 3 milion veta e braktisën Bullgarinë pas vitit 1989. Grupi tjetër i bullgarëve janë ata të cilët emigruan në gjysmën e parë të shekullit XX. Në të hyjnë përafërsisht 50 mijë njerëz me prejardhje bullgare në Argjentinë. Sipas të dhënave zyrtare të Eurostatit nga viti 2011 në botë jetojnë 1 023 248 njerëz të lindur në Bullgari, saktëson gazeta “Trud”.

Më shumë nga rubrika

Afro 20% nga kandidat studentët po e vazhdojnë arsimin e vet jashtë shtetit

Afro 20% nga kandidat-studentët po e vazhdojnë arsimin e vet jashtë shtetit, tregojnë të dhënat e projektit ndërkombëtar Arsimi Botëror. Po rritet dhe numri i studentëve të cilët regjistrohen në universitetet bullgare, por gjatë kohës së studimit..

botuar më 18-09-25 7.15.MD

Temenuzhka Petkova: Diversifikimi dhe furnizimi konkurrues i energjisë janë një përparësi kryesore

Në takim me ministren e energjetikës Temenuzhka Petkova përfaqësuesit e organizatave punëdhënëse përkrahën punën rreth ndërtimit të lidhjeve të reja të gazit të Bullgarisë me shtetet fqinje, që të mund të garantohet konsumi kombëtar me çmime..

botuar më 18-09-25 6.10.MD

Bojko Borisov merr pjesë në hapjen e diskutimit të përgjithshëm të seancës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Kryeministri bullgar Bojko Borisov merr pjesë në hapjen e diskutimit të Përgjithshëm të seancës të 73 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sivjet tema bazë e diskutimit është “OKB-ja për të gjithë njerëzit: udhëheqja globale dhe përgjegjësitë e..

botuar më 18-09-25 5.47.MD