Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një restorant u jep punë të rinjve, të privuar nga kujdesia prindërore

БНР Новини

Çdo ditë tek ne pothuajse 2 fëmijë mbeten pa prindërit e vet përgjithmonë. Bile një pjesë e madhe prej tyre nuk kanë pasur mundësinë t’i njohin, me qenë se janë të lënë akoma në repartin e lindjes fill pas lindjes së vet. Kështu akoma që në një moshë fare të vogël ata janë detyruar ta përballojnë vet jetën, kurse ajo kthehet për ta në një betejë të përhershme për të shpëtuar.

Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të shtetit të gjejë prindër kujdestarë për jetimët dhe t’i nxjerrë nga institucionet sociale, shpresa se deri në vitin 2025 jetimoret do të zhduken, është tepër optimiste. Kjo është kështu, me qenë se, i ashtuquajturi çinstitucionalizim, i cili po rastis në sektor, shpesh nuk i mbyll jetimoret, por i kthen në qendra, në të cilat mbetet pothuajse i njëjti numër fëmijësh. Por çfarë ndodh me ta kur ata bëhen 18 vjeç? Ata ikin nga jetimoret dhe fillojnë të jetojnë sipas rregullave të rrugës. Bëhen lypës ose kriminel dhe kthehen në një kërcënim për shoqërinë. Prandaj ajo nuk i pranon dhe nuk vë re problemet e tyre. Njerëzit, të cilët i ndihmojnë këta të rinjtë e dinë këtë dhe janë mësuar të zgjidhin shumë probleme të ndryshme. Agresioni dhe refuzimi të flasin janë mekanizmat psikologjike të vetëmbrojtjes, që më shpesh i përdorin jetimët në situata të rënda. Që të mund të kuptosh sjelljen dhe mendimin e fëmijëve në rrezik ke nevojë për kohë dhe shumë durim – mendon Biljana Mlladenova nga Fondacioni për ndryshim dhe përfshirje sociale. Në radhët e mëposhtme do t’ju tregojmë për veprimtarinë e organizatës joqeveritare dhe objektivat e saj që përmes sipërmarrësisë sociale të ndryshojë jetën e atyre, të cilët kanë kërkuar ndihmë:

СнимкаFondacioni për ndryshim dhe përfshirje sociale punon që nga viti 2008. Që atëherë po zhvillohemi në 3 drejtime. Programi ynë “Shtëpia e mundësive” u ndihmon të rinjve, të cilët janë rritur pa kujdese prindërore. Ajo përbën një rrjet prej shtëpive, të cilat i sigurojmë për ta. Kemi përgjithësisht 5 banesa të tilla. Ato gjenden në qytetet Ruse, Varna, Burgas si dhe dy në Sofje. Shpresojmë se do të mundim të hapim akoma të tjera, sepse ka dhe qytete të tjera tek ne, ku të rinjtë kanë nevojë për përkrahje. Modeli përdoret dhe nga partnerët tanë në Ballkan. Një drejtim tjetër, në të cilin po punojmë është zhvillimi i hershëm i fëmijëve në komunitetet më të prekshme. Tani për tani kemi një qendër të ngjashme në lagjen “Fakulteti” dhe shpresojmë shumë shpejt të hapim dhe të tjera. Aty punojmë me fëmijë në moshë nga 3 deri më 5 vjeç, bashkë me familjet e tyre. Ky është dhe programi ynë në fushën e arsimit. Sfida e tretë për ne është sipërmarrësia sociale, në të cilën përfshijmë të gjithë energjinë dhe dashurinë tonë. Të hapësh një restorant nuk është një detyrë e lehtë, por të punosh në të, me të rinj nga jetimoret është akoma më e vështirë, me qenë se qëndrimi ndaj tyre duhet të jetë më specifik."

Снимка

Restoranti, filloi si një firmë për cathering /furnizim ushqimesh/. I hapi dyert e veta gjatë muajit shtator 2016 në Sofje. Qëllimi i Fondacionit për ndryshim dhe përfshirje sociale është të bashkojë një numër më të madh njerëzish rreth kauzës për një jetë më të mirë të të rinjve, të privuar nga kujdesia prindërore. Me çdo një porosi nga ana juaj, ju dhuroni mjete për programin “Shtëpi mundësish” dhe jepni mundësi që dhe një buzëqeshje tjetër të ndriçojë në fytyrat e fëmijëve.

Снимка

Përveç në restorant, fondacioni siguron punësim për të rinjtë dhe në punishten e vet për sapunë. Zanati është i lehtë dhe përvetësohet shumë shpejt, kurse ajo që është prodhohet, shitet shumë shpejt. Njerëzit mësojnë për iniciativat e fondacionit nga shokët ose nga rrjetet sociale dhe marrin pjesë aktive në to në emër të fëmijëve dhe të së ardhmes së tyre më të lumtur.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijet probiotike dhe menuja kozmike - Shkencëtarët bullgarë zhvillojnë me sukses ushqimet e së ardhmes

Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i..

botuar më 24-04-18 7.15.PD
Kallojan Geshev

Një nxënës bullgar i klasës së shtatë është tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë

Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243..

botuar më 24-04-17 9.29.MD

Parlamenti Evropian i dha një “po” përfundimtare Paktit për Migracionin dhe Azilin

Pas vitesh debatesh dhe mosmarrëveshjesh, Parlamenti Evropian më në fund miratoi javën e kaluar Paktin për Migracionin dhe Azilin. Ai prezanton solidaritetin e detyrueshëm midis shteteve anëtare në rast të fluksit të migrantëve dhe trajtim të barabartë..

botuar më 24-04-17 5.45.MD