Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjermania: Destinimi i preferuar edhe nga turistët bullgarë

БНР Новини
Cristian Sallai
Foto: germany.travel

Më 27 mars në Sofje u zhvillua një konferencë shtypi e Bordit Turistik të Gjermanisë DZT (Deutsche Zentralefür Tourismus), ku u prezantuan faktet dhe statistikat e fundit lidhur me turizmin në Gjermani, si dhe informacion kureshtar për numrin e turistëve gjermanë, të cilët e kanë vizituar vendin tonë gjatë 2017-ës.

Informacioni u paraqit nga Cristian Sallai, menaxher për marketingun dhe shitjet i Zyrës Regjionale të DZT për Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Rumaninë dhe Serbinë. Mikpritësit shpallën rezultatin e tetë të radhës rekord të turizmit brenda vendit – gjithsej 83.9 mln net turistike të vizituesve të huaj. Pothuaj ¾ prej netëve të qëndrimit janë të turistëve nga vendet evropiane. Shtetasit bullgarë gjithashtu kanë një kontribut të konsiderueshëm për rezultatin pozitiv të turizmit gjerman.  

Gjatë 2017-ës janë regjistruar pothuaj gjysmë mln (471.000) net turistike të shtetasve bullgarë në Gjermani. 51 për qind e udhëtimeve kanë qenë me qëllim biznesi, 31 për qind – me qëllim pushimesh, kurse 25 për qind për shkaqe personale, ose për shkaqe të tjera, si vizita te miqtë, ose te të afërmit. 53 për qind prej udhëtimeve kanë qenë me avion, 26 për qind – me autobus dhe 21 për qind me veturë. Shumica e shtetasve bullgarë që kanë udhëtuar deri në Gjermani janë të moshës 15 – 34 vjeç (51 për qind). Pas tyre janë ata të moshës +55 vjeç (33 për qind).  

Turistët bullgarë kanë shfaqur interes më të madh ndaj turizmit urban dhe xhirove turistike. Qëndrimi mesatar i xhirove është 8 ditë.

Turisti bullgar ka harxhuar 555 euro për ta vizituar Gjermaninë, tregojnë të dhënat mesatare.  

Pyetjes se çfarë është rëndësia e tregut bullgar dhe e tregjeve të vendeve të tjera ballkanike për turizmin brenda Gjermanisë z. Cristian Sallai iu përgjigj kështu:

Duhet të shënojmë rezultatet pozitive gjatë 5 viteve të fundit. Pothuaj të gjitha shtetet ballkanike kanë dyfishuar numrin e netëve të qëndrimit. Disa prej këtyre vendeve, si Bullgaria – me pothuaj gjysmë mln net turistike. Rumania (1 mln) dhe Kroacia luajnë një rol të madh. Gadishulli Ballkanik zhvillohet me teme të shpejta ekonomike. Sigurisht që njerëzit në regjion kanë dëshirë që ky temp të jetë edhe më i shpejtë, por kjo nuk është e mundur gjithmonë. Në fakt gjatë disa viteve të fundit ka pasur një rritje të pandërprerë, e cila e ka rritur aftësinë blerëse dhe përkatësisht i ka stimuluar njerëzit për të udhëtuar më shumë.

Nuk duhet harruar edhe zhvillimi i vrullshëm i industrisë së aviacionit në regjion. U hapën shumë vijë ajrore dhe njerëzit mund të arrijnë shumë shpejt në destinacionin e dëshiruar. Ky zhvillim do të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim. Sa për Bullgarinë po pres që pas rezultatit fenomenal prej 14 për qind rritje në udhëtimet deri në Gjermani gjatë 2017-ës kjo tendencë pozitive të vazhdojë edhe këtë vit.

Turizmi është dhe do të mbetet një faktor i rëndësishëm për integrimin, sepse ndihmon për rrëzimin e barrierave. Gjermania mund të jepet si shembull para Bullgarisë dhe vendeve të tjera ballkanike se si krijohet një destinacion turistik dhe si fitohen tregjet e huaja. Ka se çfarë të mësojmë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD