Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma “Marshimi i Librave” realizohet vitin e shtatë me radhë

БНР Новини
Foto: BGNES

“Në se dëshironi fëmijë të urtë, i lexoni përralla” – thotë Allbert Ajnshtajn dhe në të vërtetë e ka të drejtën. Librat janë një dritare drejt një bote krejt e ndryshme, në të cilën drejtësia triumfon. Në të ndryshe nga jeta, E Mira gjithnjë korr fitore, dhe fjalia “jetuan të lumtur deri në fund të ditëve” është e vërtetë. Analizat e fundit të zhvillimit të trurit të njeriut tregojnë, se për fëmijët që nga mosha më e re është me rëndësi të dëgjojnë zërin e prindërve dhe të komunikojnë me ta. Dhe mënyra më argëtuese për këtë është që së bashku të lexojnë ndonjë përrallë. Mezi ka ndonjëri i cili të mos pëlqejë historitë për “mbretëri të largëta”, për trim mbi trimat, për ndershmëri, tradhti, dashuri.

“Lexojmë së bashku, rritim së bashku” – nën këtë moto zhvillohet iniciativa e Asociacionit “Libër Bullgar”, të quajtur “Marshimi i Librave”. Qëllimi është që para të miturve të zbulohet të paktën një pjese e vogël e mijëra pasurive dhe aventurave, të cilat fshehin faqet e librave laramane. Kështu pa dashje ata do të duan leximin pa ai të kthehet në një detyrim të pa dëshiruar. I dedikuar dashurisë ndaj fëmijëve dhe librave, organizatorët e nismës “Marshimi i Librave” parashikojnë befasi të ndryshme gjatë edicionit të saj të shtatë.

Fushata filloi më 2 prill – Ditën Ndërkombëtare të Librit të Fëmijëve dhe do të përfundojë më 23 prill – Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të së Drejtës së Autorit” – tregon Milena Dimitrova nga ekipi i nismës. – Në kuadrin e veprimtarisë zhvillohet edhe “Maratona e Leximit”. Në të marrin pjesë 68 biblioteka të mbarë vendit secila me program të vet ku parashikohen lexime të librave të fëmijëve dhe organizimin e atelieve artistike. Një veprimtari tjetër kombëtare e përfshirë në nismë është dorëzimi i çmimit letrar “Margaritari Magjik”. Ai do t’i dorëzohet një shkrimtari të treguar nga fëmijët. Nga 18 deri më 22 prill do të mbahet edicioni i parë i Festivalit Letrar Ndërkombëtar për Fëmijë dhe të Mitur. Në vazhdim të pesë ditëve në Teatrin e të Rinjve në kryeqytet do të organizohen aktivitete të ndryshme kushtuara leximit. Brenda veprimtarisë artistë nga teatri do të lexojnë libra të preferuara prej tyre. Në kuadrin e festivalit do të prezantojmë letërsinë moderne evropiane për fëmijë dhe të mitur. Do të rregullojmë dhe një ekspozitë me ilustrime të librave për fëmijë. Më 23 prill parashikojmë të dorëzojmë çmimin “Kalorësi i Librit”, i cili dorëzohet për merita të mëdha në botimin e librave dhe në leximin.”

Shtëpia Muze e shkrimtarit Angell Karalijçev në Sofje gjithashtu do të hapë dyert për vizitues. Aty krahas sendeve të mënyrës së jetesës së krijuesit, mund të shihet edhe koleksioni i tij i pasur i librave, korrespondenca e tij dhe çmimet, me të cilat u dekorua brenda viteve. Një fakt interesant është se ai është shkrimtari i dytë bullgar pas patrikut të letërsisë bullgare Ivan Vazov, veprat e të cilit përkthehen në gjuhë të huaja. Tregimet e rrëfyesit gojëmbël Angell Karalijçev janë të përkthyera në më se 50 gjuhë të huaja.

Në kuadrin e nismës “Marshimi i Librit” do të realizohet edhe një ide tjetër me orientim social. Fëmijë të qyteteve të ndryshme të vendit, do të lexojnë libra në azilet për të ngrohur zemrat e pleqve. 

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Plovdiv mbahet një konferencë ndërkombëtare për gajde

Interpretuesit bullgarë dhe të huaj të gajdes, si dhe mësuesit e këtij instrumenti tradicional, takohen në Plovdiv nga 8 deri më 10 mars. Kjo është një nga nismat në vendin tonë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gajdes - 10 Marsit. Fillimi i festës së..

botuar më 24-03-09 7.00.PD

Johana Trajanova përdor teknika fotografike për ta paraqitur gruan si dashuri, mbrojtje dhe... drogë

Për të treguar natyrën e shumëllojshme të gruas, artistja Johana Trajanova përdor forma botanike, të cilat i rikrijon me aftësi fotografike. Rrëfimi i saj është alegorik – tërheq shikuesin, duke e bërë atë pjesëmarrës aktiv. “Abstrakti dhe arti im..

botuar më 24-03-08 6.05.PD

Përkthyesi Marijan Petrov: Nuk ka turbulenca mes popujve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Edhe pse Bullgaria ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e fqinjit të saj, qysh më 15 janar 1992, kultura maqedonase, me përjashtime të caktuara, nuk njihet sa duhet te ne. Prandaj, Qendra Kulturore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë..

botuar më 24-03-07 7.20.PD