Pushimi me rastin e Pashkës: i shkurtër, por i leverdishëm për turizmin bullgar

Foto: BGNES

Gjatë festave të tanishme të lidhura me Pashkën, pritet dhe piku i parë i turizmit tek ne, megjithëqë stina e sporteve dimërore pothuajse po përfundon. Rreth 330 mijë bullgarë po bëhen gati të udhëtojnë në ditët festive, prej tyre 280 mijë në Bullgari. Priten dhe rreth 170 mijë të huaj të vizitojnë vendin tonë.

Sivjet Pashka e krishterë është më herët gjatë muajit prill dhe bie në një kohë pak më të ftohtë. Kjo është mirë për vendpushimet tona dimërore dhe jo dhe kaq – për ato detare, me qenë se ato janë në një pozicion më të mirë në fund të muajit prill – komentoi Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza  dhe Vlerësime në Turizëm. Por, vendpushimet tona detare kanë mundësi  të kompensojnë me qendrat e veta gjithnjë e më të zhvilluara për SPA dhe wellness. Rreth 40 hotele do të punojnë në det. Turizmi ynë propozon paketa me shërbime me çmime të leverdishme. Turistët bullgarë mund ti kalojnë këto 4 ditë të pushimit në vend kundrejt 295 leva për njeri /150 euro/.

Rreth 60 mijë nga klientët e huaj pritet të jenë rumunë, të cilët e zgjedhin rajonin verior të Detit të Zi. “Këta janë turistë, të cilët tanimë disa vite me radhë në periudhën e Pashkës  vizitojnë komplekset tona me hotele të kategorisë së lartë. Iu pëlqen produkti, si dhe përkatësia çmim-cilësi, dhe prandaj ata janë kthyer në miqtë tanë lujal“ – thekson profesori Stojan Marinov – anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Turizmit të qytetit Varna.

Më shumë nga rubrika

Një itinerar bullgar i pelegrinazhit do të lidhë qytetin Veliko Tërnovo me manastirin e Rillës

Në lidhje me 550-vjetorin nga kthimi i lipsanëve të Shën Joan Rillskit nga qyteti Veliko Tërnovo në manastirin e Rillës  gjatë muajit korrik, turistë do të kalojnë nëpër itinerarin, nëpër të cilin janë transportuar eshtrat e shenjtorit. Ideja për këtë..

botuar më 19-03-24 9.30.PD

Veliko Tërnovo i tërheq turistët me program të pasur kulturor në javën e festës së vet

Evente të larmishme gjejnë vend në programin e Veliko Tërnovos me rastin e festës së qytetit 22 mars. Një nga theksat është koncerti me 21 mars i Big Band-it të Vekliko Tërnovos bashkë me “Junior Band” pranë shkollës së mesme “Emilian Stanev” me..

botuar më 19-03-21 2.36.MD

Një aplikacion mobil i orienton turistët për ngjarjet dhe kuriozitetet në Plovdiv

Gjatë disa viteve të fundit Plovdivi është duke tërhequr një seri investitorësh të huaj, të cilët po krijojnë baza prodhimi në zonën ekonomike të qytetit. Kjo kontribuon si për pakësimin e papunësisë në regjion, ashtu dhe për reklamën e Plovdivit në..

botuar më 19-03-15 12.09.MD