Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bistra Jakimova: Të frekuentosh 67 shtete për 7 vjet është një përjetim i mundshëm

БНР Новини

Megjithëqë kaluan mezi tre muaj nga fillimi i vitit, tashmë fillojmë të mendojnë se si të kalojmë më mirë pushimet e verës. Disa zgjedhin të pushojnë në shtëpi, të tjerë – duke udhëtuar nëpër vend. Ka të tillë të cilët marrin avionin te ndonjë kryeqytet evropian ose botëror. Kështu të tretët nisin një udhëtim pa ditur se si do të përfundojë. Në radhët që vijojnë do t’ju njohim me dy veta, për të cilët udhëtimi është jo vetëm një pasion, por edhe mënyrë e jetesës. Që nga viti 2011 e deri më sot ata frekuentuan 67 shtete, nga ku kanë mijëra kujtime.

Снимка

Vallë, a është e mundshme që jeta jonë të jetë plotë aventura dhe çaste të paharrueshme? Kësaj pyetjeje do t’i përgjigjen Bistra Jakimova dhe bashkëshorti i saj, maqedonasi Nace Sapunxhiev.

Снимка

Njeriu duhet të di se çfarë dëshiron të shikojë përderisa udhëton. Kur udhëtimi është një pasion atëherë njeriu ia kushton tërë kohën dhe të gjitha mjetet. Nuk nevojiten shumë mjete për të udhëtuar. Më tepër duhet të kërkohet mënyra për realizimin e mundësive më të mira. Në fillim kur u njohëm udhëtuam vetëm kur ishim me leje, sepse ne të dy punojmë në sektorin IT. Mirëpo, me kalimin e kohës zbuluam se do të jetë mirë në se do të arrijmë të gërshetojmë udhëtimin me punën. Kështu që tani synojmë te një mënyrë të tillë të jetesës, e cila të na lejojë të punojmë lirisht përderisa udhëtojmë.”

Снимка

Për tetë vitet, që kur udhëtojnë dhe pas përjetimeve të shumta, të dy ata pranojnë, se në se ka ndonjë vend jashtë Bullgarisë, ku dëshirojnë të kthehen dhe të jetojnë, kjo është Zelanda e Re. Popullsia, natyra e bukur, larmia kulturore janë ata të cilët bëjnë që të dy ata të ndjejnë veten mirë në këtë ishull të largët në Oqeanin e Qetë.

Снимка

СнимкаPikërisht në Zelandën e Re lindi ideja që Bistra Jakimova të tregojë për udhëtimet e tyre në librin “Magjia e udhëtimit: ndiq vendësit”. Në të gjetën vend 14 histori për Japoninë, Republikën Dominikane, ishullin Bali, Brazilin dhe vende të tjera ekzotike ndaj të cilëve çdo turist shfaq interes. Ato histori nga udhëtimet, të cilat nuk gjetën vend në libër mund të zbulohen në bllogun e të dy udhëtarëve. Në të përveç se të zbulohen këndet më të bukura të Tokës, mund të lexohet informacion për akomodim. Mirëpo, ka hotele të cilët befasojnë turistët si për shembull hoteli kripor që ngrihet në shkretëtirën më të madhe të kripës në botë Salar de Uyni në Bolivinë Jugore ose anija e ndalur e kthyer nga kapiteni i saj në një hotel të ankoruar në qytetin rumun Sibiu.

Tani për tani të dy aventurierët planifikojnë për këtë vit dy udhëtime – gjatë prillit te Ishujt Sejshelle, ndërsa gjatë qershorit – deri te Spanja Jugore. Përveç në botë ata të dy frekuentojnë edhe kënde interesante në Bullgari. Këtë e bëjnë zakonisht të shtunën dhe të dielën ose kur nuk mund të marrin leje. Udhëtimet e fundit në Bullgari ishin deri në qytetin Pllovdiv, për shkak të atmosferës artistike të këtij vendbanimi dhe deri te pushimoret Pamporovo dhe Sapareva Banja.

Снимка

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD