Koncerti i Trios Zhivko Petrov (JP3) me mikun e posaçëm Teodosij Spasov

Foto: arkiv personal

Më 11 prill, Studioja numër 1 e Radios Kombëtare Bullgare është mikpritëse e një koncerti, incizimi i të cilit do të transmetohet në valët e “EuroRadio”-s më 30 prill – Ditën ndërkombëtare të xhazit. Nderin ta shënojnë festën sivjet e kanë Zhivko Petrov – piano, Veselin Veselinov-Eko – kontrabas, dhe Dimitër Semov – bateri. Muzikantët e njohur punojnë bashkërisht prej viteve, mjaft përpara vitit 2006, kur shpallin zyrtarisht lindjen e tyre në JP3 (“Jivko Petrov Trio”). Marrin pjesë dhe në një sërë projektesh me interpretues të tjerë të njohur të gjeneratave të ndryshme – këngëtarët Jëlldëz Ibrahimova, Maria Ilieva, Hillda Kazasjan, Orlin Pavllov, Vasill Petrov, violinisti Vasko Vasilev e shumë të tjerë.

Le të rikujtojmë se më 30 prill “muzika e njerëzve të lirë” festohet në pikë të ndryshme të planetit. Data është shënuar për herë të parë  gjatë vitit 2012 në bazë të propozimit të legjendës Herbie Hancock, ambasador i Vullnetit të mirë të UNESKO-s, për një dialog ndërkulturor. Sipas faqes zyrtare bullgare të Komisionit Kombëtar pranë UNESKO-së, dita Ndërkombëtare e xhazit kryesohet nga Irina Bokova , drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s dhe nga xhaz-pianisti amerikan dhe kompozitor. Dita e 30-të e muajit prill është dhe dita e fundit e muajit të xhazit (Jazz Appreciation Month), të shënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tek ne, dita Ndërkombëtare e xhazit zakonisht është shkak për ngjarje të paharrueshme muzikore me pjesëmarrjen e interpretuesve të njohur. Për herë të parë e kremtuam në vitin 2012 me interpretimin e orkestrës “Big Band” të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev. Sivjet  JP3 i’a përkushton ngjarjen programit të vet, në të cilin janë përfshirë kompozicione nga 3 albumet e formacionit – “Understandable”, “It's а Dream” dhe “Between the Worlds”. Do të tingëllojnë dhe disa këngë nga projekti më i ri i JP3-së – “Change the way”. Aktualisht muzikantët punojnë me ngulm mbi albumin e tyre të ri me të njëjtin titull. Si një mik i posaçëm në skenën e Studios së Parë do të dalë dhe klarinetisti i shquar bullgar Teodosij Spasov.




Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Buzëqeshje të shumta dhe frymë festive

Për këngëtarët e vegjël nga kori i fëmijëve “Bodra pesen” nga qyteti Shumen muaji dhjetor është i përmbushur me ngjarje të shumta. Kori është themeluar përpara 55 vjetëve nga profesoresha Veneta Viçeva, dhe kori ka pranuar si datë për ditëlindjen..

botuar më 18-12-11 12.41.MD
Dekorimi i Michael Butten, Joan Dimçovski dhe Samuell Sollomon.

Takime profesionale dhe emocione të mëdha në Festivalin Ndërkombëtar të Kitarës në qytetin Pleven

Para disa ditëve në qytetin Pleven përfundoi edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Kitarës “Pleven Guitar Festival”. Themelues dhe drejtor artistik është Nikollaj Mihajllov – pedagog i ri i kitarës klasike, interpretues, autor i muzikës..

botuar më 18-12-07 9.00.PD

“Vaishnav Jan To” po e rrotullon botën për nder ndaj Mahatma Gandit

Njeriu i mirë është ai, i cili ndien dhimbjen e të tjerëve, i ndihmon njerëzit të cilët jetojnë në varfëri dhe nuk e lejon krenarinë të pushtojë vetëdijen e tij... Ai asnjëherë nuk do të thotë një gënjeshtër... Në vetëdijen e tij bashkëjetojnë që..

botuar më 18-12-06 10.25.PD