Vdiq kompozitori Tonço Rusev

Foto: Kirço Stoiçkov

Vdiq Tonço Rusevi – një nga krijuesit më të njohur bullgar në fushën e muzikës pop. Siç njoftoi familja e tij, kompozitori ka vdekur më 10 prill, pas një sëmundjeje të shkurtër. Ai është krijues i më shumë se njëmijë këngëve, mes të cilave dhe dhjetëra këngë të njohura. Tonço Rusevi për shumë dekada me radhë qe mes kompozitorëve tanë më produktiv, më të interpretuar dhe më të kërkuar.

Ai ka lindur më 20 prill gjatë vitit 1932 në qytetin Burgas. Prindërit e tij ishin nëpunës në hekurudhë, por në shtëpinë e tyre shumë shpesh tingëllonte muzikë. Ai vet i binte borisë që në vitet shkollore. Pasi ka përfunduar gjimnazin, shkoi në uzinën për ndërtimin e vagonëve në qytetin e tij të lindjes si tornitor, ku krijoi dhe orkestrën frymore punëtore prej 60 vetave. Paralelisht me punën në uzinë, vazhdoi të marrë mësime në buri dhe të zhvillojë më tej mjeshtëritë e tij. Ka vendosur që të mësojë kimi, por muzikantë nga qyteti Burgas i mbushin mendjen të aplikojë në Akademinë Muzikore. E përfundon në klasën e profesorit Petër Kërparov. Për një farë kohë punon në orkestra simfonike.

Vendimtar është takimi i tij me kompozitorin Moris Allaxhem – gjatë asaj kohe një saksofonist i njohur, kompozitor dhe punues i aranzhimeve. Ai e fton në orkestrën e tij, e cila interpreton të ashtuquajturën muzikë dëfrimi. Këngët e veta të para Tonço Rusevi i shkruan si me shaka, pa të ketë shpresa të mëdha. Por, akoma në to shikohen tiparet karakteristike për stilin e tij – një melodi e cila mbahet mend, një lidhje organike me tekstin letrar dhe një mjeshtëri të rikrijojë me thellësi gjendje të ndryshme emocionale. Mbase nuk ka ndonjë këngëtarë të njohur gjatë asaj kohe, i cili të mos të ketë ëndërruar që Tonço Rusevi të shkruajë këngë për të. Është i njohur bashkëpunimi i tij i ngushtë me këngëtarë si Lili Ivanova, Vasill Najdenov, Rosi Kirillova, Sillvija Kacarova, dueti “Riton” dhe akoma shumë emra të tjerë të njohur.

Ai ka këngë të kënduara nga këngëtarë të huaj si Sofija Rotaru, Filip Kirkorov, Dagmar Frederik, Fara Maria e të tjerë. Për krijimtarinë e tij kompozitori ka fituar dhjetëra dekorata prestigjioze - këngët e tij për shumë herë me radhë kanë qenë të dekoruara në “Orfeun e Artë”, “Melodinë e vitit” e të tjera. Gjatë vitit 2007 merr medaljen “Stara Pllanina” për meritat e tij jashtëzakonisht të mëdha ndaj Republikës së Bullgarisë në fushën e kulturës, kurse gjatë vitit 2017 bëhet dhe mbajtësi i parë i kavalierit të “Kryqit të Argjendtë të Shën Nikollajit “ të bashkisë së qytetit Burgas.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Njeriu i cili e gjente energjinë e vet në muzikë

Pedagog, ekzekutues, kompozitor, profesori doktor Dobri Paiev është një nga figurat më të rëndësishme në historinë tonë muzikore. Më 22 prill në Sallën “Bëllgarija” është koncerti i madh kushtuar përvjetorit të 90-të të lindjes së tij. Admiruesit..

botuar më 18-04-22 1.50.MD
“Diagonal”

Programi i Festivalit Ndërkombëtar ppIANISSIMO

Festivali Ndërkombëtar për Muzikë Moderne për piano ppIANISSIMO u hap më 13 prill me recital për piano “të parapërgatitur” të pianistit Rikardo Diskalco (Spanjë). Pas kësaj publiku pati mundësi të dëgjojë koncertin xhaz të Dejvid Hellbok trios nga..

botuar më 18-04-21 12.05.MD

Dekorata më e madhe është publiku dhe ajo e cila përjetohet në sallë

Një instrumentist i shkëlqyer, kurse gjatë viteve të fundit dhe pedagog, Aleksandër Somov është mes muzikantëve më të njohur të rinj bullgarë. Nuk do të bëjmë gabim në qoftë se themi se është dhe mes “radio-fëmijëve” më të dashur, sepse incizimet..

botuar më 18-04-18 12.42.MD