Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një protestë kombëtare ndaloi projektin për ndryshimin e rregullave për aftësinë e punës

БНР Новини

Qindra njerëz nga mbarë Bullgaria protestuan para Këshillit të Ministrave, që të mbrojnë të drejtat e veta dhe të ngulin këmbë për një jetë më të denjë. Mitingu kombëtar u provokua nga qëllimi i qeverisë për reformimin e veprimtarisë së Komisionit Mjekësor të Ekspertëve të Punës, që mund të privojë mijëra njerëz nga pensioni i invalidit dhe puna.

Sipas projektit të urdhëresës, që u tërhoq pas një presioni të madh nga ana e shumë organizatave joqeveritare, ekspertiza mjekësore nuk do të mjaftojë për marrjen e pensionit të invalidit, por do të vlerësohet aftësia e tyre e punës. Qëllimi është që njerëzit, të cilët vuajnë nga sëmundje më të lehta dhe mund të punojnë, të mos marrin ndihmë financiare dhe paratë të përdoren për inkurajimin e punësimit. Oferta tjetër parashikon që pensionet e invalidëve të varen nga sëmundja kryesore, por jo nga sëmundjet shoqëruese. Në këtë mënyrë do të pakësohen ndihmat, kurse disa prej të sëmurëve nuk do t’i marrin aspak.

СнимкаElena Sarëeva është një prej 200 mijë shtetasve, të cilët janë prekur nga reforma. Ajo lëvizet në karrocë invalidësh për shkak të poliomielitit, por është e detyruar të punojë, megjithëse është në moshën 69 vjeçe, sepse pensioni i saj është vetëm 140 leva (70 euro). Në fakt gruaja është “fatlumtur”, sepse ajo është ndër invalidët e paktë në një gjendje të tillë, të cilët punojnë. Elena Sarëeva ka ardhur që nga qyteti Krumovgrad, që t’i përkrahë protestuesit. Ajo thotë se nuk beson që qeveria të heqë dorë nga ndryshimet. Ja se çfarë janë pritjet e saj nga pushtetarët:

Të ardhurat e njerëzve me çrregullime duhet të rriten dhe të hapen më shumë vende pune për këta njerëz – thotë Elena Sarëeva. – Kështu ata do të kenë një sedër më të madhe dhe do të jetojnë në një mënyrë të plotëvlefshme. Në rast të kundërt do të vazhdojnë të ndihen si lypës – sidomos miqtë e mi, të cilët ndodhen në një situatë të ngjashme. Në qoftë se nuk ka njerëz pranë tyre, të cilët t’i ndihmojnë, ata nuk mund të jetojnë. Shumica prej njerëzve me çrregullime japin pothuaj të gjitha mjetet e tyre për ilaçe shumë të shtrenjta. Sa për ndihmën sociale prej 10 levash, çfarë mund të blesh?

Njerëzit me çrregullime janë prej më të varfërve jo vetëm në Bullgari, por në Evropë dhe në botë në përgjithësi”, deklaroi në miting Adriana Stoimenova, zëvendëskryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin e Njerëzve me Çrregullime pranë Këshillit të Ministrave, dhe nënvizoi se ata nuk duhet të humbin asnjë prej të drejtave të tyre gjatë reformës, por përkundrazi, duhet të marrin më shumë privilegje.

Kryetari i Bashkimit të Njerëzve me Çrregullime të të Parit Vasill Dollapçiev shtoi se reforma duhet t’u sigurojë njerëzve me çrregullime më shumë mjete për shërbime mjekësore, ushqime shëndetësore, rehabilitim etj. 

Kemi nevojë për një politikë të re për punësimin, e cila të garantojë integrimin e plotëvlefshëm në shoqëri – bëri të ditur ai para protestuesve. – Tani është momenti që shteti t’i detyrojë punëdhënësit të aplikojnë parimin e kuotës, i cili garanton punësimin e njerëzve me çrregullime në çdo një firmë. Në qofte se nuk na dëgjojnë, atëherë duhet të dalim përsëri në sheshe, t’i mbyllim rrugët kryesore dhe ta vazhdojmë protestën tonë me të gjitha mjetet e lejuara.”

Disa orë më vonë Kryeministri Bojko Borisov komentoi se kabineti nuk ka qëllim të veprojë në dëm të njerëzve të sëmurë, por nënvizoi shprehimisht se skemat e korrupsionit në Komisionin Mjekësor të Ekspertëve të Punës duhet të ndërpriten. Me këtë rast Vasill Dollapçiev tha se problemi i dokumenteve të falsifikuara për invaliditetin e njerëzve është zmadhuar. Ai u argumentua me faktin se njerëzit me çrregullime në Evropë janë 15 për qind e popullsisë, kurse në Bullgari ata janë 8 për qind. Ai pyeti gjithashtu se cili mjek i korruptuar te ne është dërguar në gjyq.

Priten bisedime të Ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov me përfaqësues të organizatave kombëtare për njerëzit me çrregullime. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES dhe Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD
Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Në Bansko mbahet një kurs trajnimi ndërkombëtar për qentë e shpëtimit

Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për  qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e..

botuar më 24-04-13 4.00.MD