Ngjarje me adresë ballkanike

Qeveria maqedonase i mbijetoi mocionit të parë të mosbesimit

Foto: europeanwesternbalkans.com

Iniciativën për mocionin e mosbesimit e dorëzoi në Kuvend partia opozitave VMRO-DPMNE para festave të Pashkëve dhe arsyet për të janë marrëdhëniet që i ka qeveria aktuale maqedonase me Bullgarinë dhe Greqinë. 62 deputetë nga të gjithë 120 anëtarët e kuvendit votuan “kundër”, 40 votuan “pro”. Mocioni ishte sprova e parë për programin e reformave të Zoran Zaevit dhe për politikën e tij të përmirësimit të marrëdhënieve me Bullgarinë dhe Greqinë, të cilat janë hapa të domosdoshme për aderimin e shtetit në BE dhe NATO. Sipas VMRO-DPMNE-së Traktati i Fqinjësisë së Mirë, i nënshkruar me Bullgarinë dhe i ratifikuar nga Parlamenti maqedonas gjatë janarit të këtij viti është i dëmshëm për Maqedoninë. Partia akuzon qeverinë edhe për mungesën e strategjisë në negociatat me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së kontestit të emrit të shtetit, i cili është i hapur që nga viti 1991.


Kritika kundër Rumanisë, të lidhura me legjislacionin e saj për sistemin e drejtësisë

Foto: coe.int

Në raportin e tij për Rumaninë Grupi i shteteve kundër korrupsionit (GREKO) pranë Këshillit të Evropës tregoi shqetësimet e tij serioze për sa u përket disa aspekteve të legjislacionit të drejtësisë, të miratuar para pak kohe, dhe në lidhje me amendamentet e Kodit Penal, informoi Agjencia Telegrafike Bullgare. GRECO i bëri thirrje Rumanisë të propozojë një variant të ri të reformave në fjalë dhe të mos bëjë amendamente në legjislacionin penal, të cilat mund të ndikojnë negativisht aftësitë e shtetit për luftimi e korrupsionit.


Më 15 prill në Malin e Zi do të zhvillohen zgjedhje presidenciale

Foto: BGNES

Më 15 prill në Malin e Zi do të ketë zgjedhje presidenciale, balotazhi eventual do të zhvillohet dy javë më vonë, nëse asnjë nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50% prej votave në raundin e parë. Presidenti i tanishëm Filip Vujanoviç ishte në këtë post 10 vjet (dy mandate), pasi Mali i Zi u bë shtet i pavarur. Ai tashmë nuk ka të drejtën të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale. Kandidatët për vendin e tij janë shtatë, ndër të cilët është ish-Kryeministri i shtetit Milo Gjukanoviç


10 vjet burgim për Vojislav Sheshel, por ai nuk do të qëndrojë më në burg

Foto: BGNES

Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Tribunalit të Hagës për çështjet për ish-Jugosllavinë ka dënuar Vojislav Sheshelin me 10 vjet burgim. Me vendimin e tyre magjistratët e shfuqizuan vendimin e mëparshëm që ishte në favor të nacionalistit serb. Dhoma e Apelit vendosi se gjyqtarët e shkallës së parë nuk kanë vlerësuar drejtë provat e paraqitura për krimet e shovinistit serb, të kryera kundër njerëzimit në kohën e luftërave, që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, në fillimin e viteve të 90-a. Mirëpo për krimet e tij kundër boshnjakëve dhe kroatëve ai nuk do të qëndrojë pas hekurave asnjë ditë më shumë, sepse deri tani ai ka qëndruar në paraburgim 12 vjet – gjatë kohës së procesit të parë gjyqësor.


Ministri Koxias: Greqia nuk do ta njohë Kosovën

Foto: BGNES

Ministri grek i punëve të jashtme Nikos Koxias tha në Beograd se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dike saktësuar se përfaqësia kosovare që do të hapet në Athinë do të jetë tregtare, jo diplomatike. Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç falënderoi për përkrahjen e treguar për tërësinë territoriale të Serbisë. Vizita e Koxiasit në Beograd ishte pjesë e turneut të tij treditor ballkanik.


Agjentët e inteligjencës turke i kthyen në Ankara tre gjulenistë nga Afrika

Foto: haberler.com

Nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Hetimit të Turqisë (MIT) ndaluan në Gabon tre gjulenistë me poste të larta në organizatën FETO të Fethullah Gylen-it. Të ndaluarit në kryeqytetin Libreville janë dërguar në Ankara me një avion të inteligjencës turke dhe u janë dorëzuar organeve hetimore. Atyre u janë konfiskuar dokumente, që provojnë lidhjen e tyre me FETO, shuma të mëdha parash dhe pajisje të ndryshme elektronike. Njëri prej të ndaluarve – Osman Özpınar, ka qenë drejtori dhe koordinatori i shkollës turko-gaboneze në Libreville, kurse nga viti 2017 ka qenë koordinatori për çështjet arsimore dhe drejtor i përgjithshëm i Akademisë së Dritës /Light Academy/ – një organizatë me seli në Keni.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika
Margarita Stojanova

Për qendrën tregtare në qytetin Gabrovo dhe për iniciativën “Traditat e harruara dhe shijet e gjalla”

“Qendra tregtare fshatare”– ndoshta mendoni se kështu quhet ndonjë godine е madhe me shkëlqim pompoz me dyqane dhe ofise në qendrën e ndonjë fshati? Jo! Bëhet fjalë për një pazar-ekspozitë, të quajtur kështu fare me shaka, i cili ka fituar..

botuar më 18-04-22 12.35.MD

Duhet një politikë e posaçme shtetërore për fshatin bullgar, është e mendimit Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova

“Shteti është ai, i cili duhet ta ndihmojë fshatin bullgar në zhvillimin e tij, që të mund të mbeten atje njerëzit e rinj” – këtë e bëri të ditur Ilijana Jotova në fshatin e Silistrës Profesori Ishirkov. Atje u zhvillua një ceremoni e posaçme me rastin..

botuar më 18-04-21 11.40.PD

90% nga bullgarët i konsiderojnë produktet malore si të pastra dhe shëndetësore

Më shumë se 60% prej bullgarëve kategorikisht e përkrahin aplikimin e termit për cilësi ”produkt malor”. 27% mendojnë se kjo do të çojë deri në një efekt të mirë, kurse mezi 3% janë kundra, tregon studimi kombëtar sociologjik i agjencisë AFIS. Studimit..

botuar më 18-04-21 10.20.PD