E Diela e Apostullit Thoma

Foto: pravoslavieto.com

Të dielën e parë pas Pashkëve ia japim respektin tonë Apostullit Thoma – një prej 12 nxënësve të Krishtit.

Pas ngjalljes Zoti iu shfaq apostujve. Thomai, i cili atë ditë nuk ishte me ta, nuk besoi që Zoti u ngjall vërtet. “Po s’ pashë plagët e gozhdëve në duar dhe nuk vura dorën në plagën e brinjës, nuk besoj” u shpreh ai kur dëgjoi nga nxënësit e tjerë se Krishti u ngjall. Por Zoti u shfaq përsëri tek ata dhe e lejoi Thomain t’i prekë plagët. I gëzuar i ra në gjunjë dhe iu fal. I tha atëherë Zoti: “Besove sepse më pe. Të lumtur janë ata që nuk më panë dhe më besuan”. Pasi Thomai i pa plagët, ai u bë një prej nxënësve më të flaktë të Jisu Krishtit.

E Diela e Apostullit Thoma është dita e fundit e javës pas Pashkëve, të quajtur “Java e Ndritshme”. Populli ynë e quan gjithashtu “Javën e Zbrazët”, sepse gjatë të gjitha shtatë ditëve të javës nuk punohet. Të Dielën e Apostullit Thoma gratë përsëri ngjyrosin vezë për nder të të afërmve të tyre të vdekur. Këtë ditë festojnë ditën e emrit të gjithë me emrin Toma, Tomisllav, Tomisllava. 

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët i markojnë në hartë vendet dhe personalitetet heroike në Bullgari

Harta “Gjurmët e kohës heroike”, e cila i markon 100 vendet e kujtesës historike, që ndodhen në territorin e tërë vendit, u paraqit në Muzeun Regjional Historik në Ruse. Harta është pjesë e projektit dyvjeçar “Gjurmët e kohës heroike”, mbi të cilën..

botuar më 18-04-22 11.35.PD

93 vjet nga atentati në kishën “Shën Nedelja” – atentati më i përgjakshëm terrorist në historinë bullgare

Më 16 prill të vitit 1925 u krye atentati më i përgjakshëm terrorist në historinë tonë – atentati në Katedralen “Shën Nedelja” në Sofje. Organizator ishte krahu ultra i majtë i Partisë Komuniste Bullgare, e cila pas vitit 1923 u ndalua me vendim..

botuar më 18-04-16 2.37.MD

Bullgaria e Vollgës – porta mesjetare midis Lindjes dhe Perëndimit

Pas shpërbërjes së Bullgarisë së Vjetër të Madhërishme të khanit Kubrat, biri i tij i dytë Kotrag nisi në veri në krye të fisit protobullgar kotargi. Ata u vendosën përgjatë rrjedhjes së lumit Sredna Vollga dhe te viti 660 formuan Bullgarinë e..

botuar më 18-04-14 2.15.MD