Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetari i Bashkisë Minerallni Bani Mymyn Iskender: “Uji ynë mineral është unik”

БНР Новини

Fshati Minerallni Bani shtrihet në rrëzat veriore të Rodopeve Lindore, nja 18 kilometra larg qytetit Haskovo. Fshati është qendër administrative e bashkisë Minerallni Bani, e cila përfshin 12 vendbanime me një popullsi përafërsisht 7500 veta. Gjatë 5 viteve të fundit bashkia arriti të zhvillojë fshatin si një pushimore, të tërheqë investime të huaja dhe të stimulojë sipërmarrësit vendorë.

Снимка

Pushimorja është në një lartësi shumë të përshtatëshme mbi nivelin e detit – 300 metra. Kjo është një premisë dhe rajoni është me një klimë të butë kontinentale e cila karakterizohet me dimër të butë dhe me verë të ngrohtë, ndërsa vjeshta është e vazhdueshme. Këtë e shpjegon kryetari i bashkisë Minerallni Bani Mymyn Iskender dhe vazhdon:

Minerallni Bani ka lavdinë e një pushimoreje balneare që nga epoka romake. Dihet se në shekullin e 2-të popullsia ishte më se 18 mijë veta. Të shumta janë zbulimet arkeologjike në rajon. Rrënojat e një kështjelle të lashtë romake u gërmuan në qendrën e pushimores. Një pjesë prej saj u restaurua, ndërsa tani po kërkojmë financim për realizimin e etapës së dytë të restaurimit.

Снимка

Më se 15 janë hotelet të cilat ofrojnë kushte të mrekullueshme për pushim, për procedura SPA dhe fizioterapeutike. Krahas kësaj ka shumë shtëpi për mysafirë dhe dhoma private. Baza e shtretërve tejkalon 800. Interesi i investitorëve gjithashtu është i madh. Pritet që brenda dy viteve të ardhshme të jenë gati edhe dy komplekse moderne të hoteleve me 4 dhe 5 yje. Turistët janë nga të gjitha moshat.”

Fshati Minerallni Bani është me statusin e pushimores balneologjike me rëndësi kombëtare që nga viti 1952. Uji mineral është hipertermal dhe temperatura e tij lëvizet nga 54 deri në 59 gradë celsiusë. 14 janë burimet me debit 1500 litra për minutë. Për çfarë sëmundje ndihmon më shumë uji shpjegon kryetari i bashkisë Mymyn Iskrender:

Uji ndihmon më tepër sëmundjen e arterieve periferike nga tipi organik dhe funksional (sëmundjen e Burgerit), sistemin skeletor dhe muskulor, sëmundjet e kyçeve, të sistemit nervor periferik, sëmundje gjinekologjike dhe të lëkurës. Uji mineral shfrytëzohet edhe te sëmundjet e veshkave, sepse është e përshtatshëm për të pirë.”

Снимка

Kurimi balnear në Minerallni Bani mund të gërshetohet edhe me turizëm, sepse rajoni është plotë fenomene historike dhe natyrore. Kështjella “Shpirti i Shenjtë” është monumenti më mirë i ruajtur historik në bashki. Ajo u ndërtua në kohën romake me blloqe të mëdha gurore dhe shërbente për mbrojtjen e vendbanimit. Një fenomen tjetër është “Hapi” ose “Hapi i Virgjëreshës Mari” – një shenjtërore e lashtë në qendrën e vendbanimit. Besohet se ky hap çudibërës i Nënës së Zotit posedon një forcë mjekuese, sjell kësmet dhe realizon dëshirat. Prandaj të krishterë dhe myslimanë vijnë këtu për të shfaqur respektin E TYRE ndaj këtij fenomeni të shenjtë.

Снимка

Një monument tjetër kureshtar janë Sharapanët, që përbëjnë vrima të bëra në shkëmbinjtë nga njerëzit para afro 2600 – 2800 vitesh. Vrimat janë me thellësi nga 20 deri në 70 centimetra dhe diametër nga 50 deri në 180 centimetra. Ato formojnë basene të vogla me kanale të pjerrëta. Emri sharapan vjen nga turqishtja dhe do të thotë verë, prandaj supozohet se aty para shumë shekujsh bënin verë. Edhe më sot prodhimi i verës është shumë i zhvilluar në bashkinë Minerallni Bani. Më se 300 hektarë janë të mbjellë me hardhi. Verërat që prodhohen në rajon janë të dalluara në ekspozita të ndryshme si në Evropë, ashtu edhe në Bullgari. Për turistët ka atraksione të ndryshme. Në qendrën e pushimores ka një terrarium.

Снимка

Krahas kësaj në rajon ka shumë vende të mbrojtura të cilat përbëjnë interes për admiruesit e natyrës – Boraka, Bozhura, Momina Sëllza. Ka edhe gjashtë shtigje turistike nëpër të cilëve ka vende të ambientuara për pushim, çezma, lëndina etj.

Снимка

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: mineralnibani.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: facebook.com/kreposttamogilitsa

Rrjedha e epërme e lumit Arda - vetëm për aventurierë, njohës të natyrës së egër dhe gustatorë

Rrjedha e epërme e lumit Arda në Rodopet Perëndimore fsheh një sërë fshatrash të vegjël me shtëpi tipike prej guri dhe çati me tjegulla, ndërsa popullsia vendase zhvillon me sukses turizmin rural dhe aventurë. Smiljan, Gorna Arda, Mogilica, Sivino dhe..

botuar më 24-03-28 7.30.PD

Pritshmëritë për sezonin turistik veror janë pozitive

Krahasuar me sezonin e kaluar, regjistrimet e hershme në pushimoret e bregdetit jugor të Detit të Zi u rritën me rreth 10-20%, jofton korrespondentja e BNR në Burgas Nina Rangellova. Përveç bullgarëve priten edhe mysafirë nga Gjermania, Anglia,..

botuar më 24-03-25 11.13.PD

"Bullgaria është brutalisht e lezetshme" - shihni këta shembuj unikë të arkitekturës sonë të vrazhdë

Godinat e ndërtuara gjatë periudhës socialiste padyshim që formojnë një pjesë të madhe të gjeneratave në Bullgari, thonë entuziastët e projektit digjital “Bullgaria në pëllëmbë të dorës”, i cili e prezanton vendin tonë në mënyrë jo standarde përmes..

botuar më 24-03-17 8.25.PD