Ministrja Zaharieva: Nuk ka rritje të fluksit të refugjatëve pas goditjeve në Siri

Ministrja Zaharievaа
Foto: BGNES

Në rubrikën e Radios Kombëtare Bullgare “Nedelja 150” (“E diela 150”) Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi se pas goditjeve të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër Sirisë tani për tani nuk shihet rritje e fluksit të refugjatëve. Ministrja nënvizoi se Bullgaria ka pasur informacion paraprak nga partnerët e saj për goditjet në Siri. Me rastin e sulmit në një mbledhje të jashtëzakonshme ditën e shtunë qeveria bullgare bëri të ditur pozitën e saj zyrtare në një deklaratë të posaçme. Në dokument shënohet se qëllimet e goditjeve kundër pajisjeve të lidhura me prodhimin e armëve kimike janë zgjedhur më vëmendje të madhe, që të mos ketë viktima të pafajshme. Qeveria e trajton këtë operacion ushtarak si një paralajmërim për parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme të regjimit sirian në të ardhmen, por shqetësohet për rritjen eventuale të konfliktit dhe i bëri thirrje regjimit sirian për të ndërprerë të gjitha veprimet lidhur me shkeljen e së drejtës humanitare ndërkombëtare. Ka nevojë për ndërmarrjen e masave për uljen e tensionit, si dhe për sigurimin e ndihmës ndaj viktimave të sulmit kimik në qytetin sirian Duma. Bullgaria shpreh përkrahjen e saj për punën e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, pret një bashkëpunim aktiv për punën e ekipeve hetuese të Organizatës dhe shpreson që fajtorët për sulmin kimik të zbulohen dhe të marrin përgjegjësinë e vet, thuhet në deklaratën e qeverisë bullgare.

Më shumë nga rubrika

Ministri Krasimir Vëllçev

Shteti do të stimulojë arsimin në specialitet ku mungojnë kuadro

Nëpërmjet amendamenteve në Ligjin për arsimin e lartë shteti do të heqë taksat për studentët, të cilët bëjnë studime në specialitetet, ku mungojnë kuadro. Ndër këto dega janë shkencat fizike dhe kimike, matematika, feja, energjetika. Sipas Ministrit të..

botuar më 19-03-22 3.18.MD

Eksperimente të shkencëtarëve bullgarë vërtetojnë efektin kundër kancerit të ekstraktit të kanabisit

Eksperimente invitro vërtetojnë efektin e madh kundër kancerit të ekstraktit të kanabisit, shpjegoi doc. Iva Ugrinova, drejtoreshë e Institutit të Biologjisë Molekulare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ekipi i saj, i cili punon mbi programin..

botuar më 19-03-22 3.02.MD

Bullgaria dëshiron forcimin e kontrollit mbi politikat e vendeve të BE-së

62% prej bullgarëve kanë qëndrim pozitiv ndaj Bashkimit Evropian dhe vetëm 18% - negativ. Përkrahjen më të madhe BE-ja e merr nga të rinjtë në moshë deri më 29 vjeç – 80%, derisa 31% prej të rriturve janë skeptikë, tregon studimi i agjencisë..

botuar më 19-03-22 1.30.MD