Takimet e kryeministrit bullgar në Prishtinë

Foto: BGNES

Rruga e vetme e Kosovës është drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, shpalli presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi para gazetarëve pas takimit të tij me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Kryeministri bullgar është për një vizitë pune njëditore në Prishtinë. Thaçi nënvizoi se vizita e Bojko Borisovit në kryeqytetin kosovar është vizita e liderit të një shteti mik. Ai e falënderoi kryeministrin bullgar për vëmendjen e treguar ndaj vendit të tij dhe për këtë se takimet e zhvilluara në Prishtinë do të kontribuojnë për marrëdhëniet e mira në regjion. “Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm atëherë kur Kosova dhe e tërë Evropa Juglindore të jenë pjesë e tij. Kjo nënkupton jo vetëm paqe e stabilitet, por edhe ngritje të mirëqenies së gjithmbarshme”, tha Hashim Thaçi.

“Me presidentin Vuçiç keni marrë mbi vete këtë barë të rënde, por duhet ta vazhdoni këtë rrugëtim” – nënvizoi Borisovi.

Kryeministrat e Bullgarisë dhe Kosovës Bojko Borisov dhe Ramush Haradinaj diskutuan zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe domosdoshmërinë për fqinjësi të mirë në regjion, si një parakusht i rëndësishëm për qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e Ballkanit. Takimi i dy homologëve u zhvillua në Prishtinë në kuadrin e vizitës atje të kryeministrit bullgar, informuan nga Zyra për mediat e Këshillit të Ministrave.



Më shumë nga rubrika

Inflacioni në Bullgari që nga fillimi i vitit është 2.7%

Instituti Kombëtar i Statistikës njofton se, indeksi i çmimeve të konsumit në Bullgari për muajin nëntor 2018 kundrejt tetorit 2018 është 99.9%, me fjalë të tjera inflacioni mujor është minus 0.1%. Inflacioni që nga fillimi i vitit(nëntor 2018..

botuar më 18-12-12 12.36.MD

MPJ me linjë emergjente telefonike për shkak të sulmit në Strasburg

Ministria e Punëve të Jashtme shpalli numër për thirrje emergjente për shkak të të shtënave në qendrën e Strasburgut. Shtetasit bullgarë mund të përdorin linjat telefonike të Ambasadës bullgare në Paris +33 1 45 51 85 90 dhe +33 1 45 51 85 90...

botuar më 18-12-12 12.15.MD
shkëmbinjtë e Bellogradçikut

Shkëmbinjtë e Bellogradçikut dhe Etëra janë mbajtësit e çmimeve vjetore në turizëm

Shkëmbinjtë e Bellogradçikut morën çmimin e posaçëm në kategorinë “Zgjedhja e bullgarëve” në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve vjetore në fushën e turizmit. Çmimin në kategorinë “Shpirti i Bullgarisë” e mori muzeu etnografik në të hapur “Etëra” në..

botuar më 18-12-12 10.41.PD