Rruga e vetme e Kosovës është drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, shpalli presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi para gazetarëve pas takimit të tij me kryeministrin bullgar Bojko Borisov. Kryeministri bullgar është për një vizitë pune njëditore në Prishtinë. Thaçi nënvizoi se vizita e Bojko Borisovit në kryeqytetin kosovar është vizita e liderit të një shteti mik. Ai e falënderoi kryeministrin bullgar për vëmendjen e treguar ndaj vendit të tij dhe për këtë se takimet e zhvilluara në Prishtinë do të kontribuojnë për marrëdhëniet e mira në regjion. “Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm atëherë kur Kosova dhe e tërë Evropa Juglindore të jenë pjesë e tij. Kjo nënkupton jo vetëm paqe e stabilitet, por edhe ngritje të mirëqenies së gjithmbarshme”, tha Hashim Thaçi.
“Me presidentin Vuçiç keni marrë mbi vete këtë barë të rënde, por duhet ta vazhdoni këtë rrugëtim” – nënvizoi Borisovi.
Kryeministrat e Bullgarisë dhe Kosovës Bojko Borisov dhe Ramush Haradinaj diskutuan zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe domosdoshmërinë për fqinjësi të mirë në regjion, si një parakusht i rëndësishëm për qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e Ballkanit. Takimi i dy homologëve u zhvillua në Prishtinë në kuadrin e vizitës atje të kryeministrit bullgar, informuan nga Zyra për mediat e Këshillit të Ministrave.
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës Vlladimir Malinov me ambasadoren e Ukrainës në Bullgari Olesja Illashçuk. “Thellimi i bashkëpunimit në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se..
Po krijohet një Këshill për Koordinimin e Politikave për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ky do të jetë një organ i përhershëm këshillimor i Këshillit të Ministrave, vendosi parlamenti në lexim të dytë me ndryshimet në ligjin për bullgarët që jetojnë..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në..
Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë..
Pas 4 vitesh hetime, Prokuroria e Qytetit të Sofjes dorëzoi në gjykatë aktakuzën kundër Vasill Bozhkovit, i njohur si bos i lojërave të fatit, dhe 9..