Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: “më pak armë dhe më shumë dialog”

Presidenti Rumen Radev në Universitetin per Ekonomine Kombetare dhe Nderkombetare ne Sofie
Foto: BGNES

“Thirrja ime është – më pak armë dhe më shumë dialog” – tha presidenti Rumen Radev gjatë ligjëratës së tij të sotme, të mbajtur në Universitetin Ekonomik në Sofje. Këtë e deklaroi në përgjigje të pyetjes së një studenti ,të lidhur me operacionin ushtarak të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës në Siri.

Ky operacion tregon se OKB-ja ka gjithnjë e më pak ndikim mbi proceset politike në botë, por në të njëjtën kohë askush nuk mund ta zëvendësojë këtë organizatë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Kështu rreziku për botën shtohet, në vend që të ulet, komentoi Rumen Radevi. Më vonë u bë e qartë se datat e vizitës së tij në Moskë do të jenë 21 dhe 22 maj.

Vizita e presidentit rus në Bullgari deri tani është diskutuar vetëm në mënyrë parimore dhe akoma nuk është folur për periudha konkrete apo data, shpjegoi kreu i shtetit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Deputetët shkarkuan Rosen Zheljazkov nga posti i Kryetarit të Kuvendit Popullor

Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP për Bullgarinë" dhe "Vëzrazhdane". Nga 232 deputetë të pranishëm në sallën plenare, 129..

botuar më 24-04-25 12.09.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov uroi PP-DB për koalicionin e tyre të ri me BSP dhe "Vëzrazhdane"

““Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB)  janë hipokritë, koalicioni i ri i tyre është me “Vëzrazhdane” dhe BSP. Më lehtësojnë shumë që nuk do të ketë më pyetje për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), PP-në, apo..

botuar më 24-04-25 11.43.PD
Angell Kunçev

Angell Kunçev: Jemi në fillimin e një epidemie kombëtare të kollës së mirë

Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj...

botuar më 24-04-25 10.17.PD