Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov i bëri thirrje Ballkanit Perëndimor për të treguar vullnetin e tij për zhvillim

| rinovuar më 18-04-24 1.44.MD
Foto: BGNES

Në deklaratën e vet në samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në Slloveni Kryeministri bullgar Bojko Borisov deklaroi se perspektiva evropiane në regjion nuk ka alternativë, kurse Procesi për Bashkëpunim në Evropën Juglindore mbetet formati kryesor politik për një debat të ndershëm mbi çështjet e rëndësishme në regjion. Borisov përshëndeti Strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe gatishmërinë për fillimin e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin për anëtarësim. Ai nënvizoi se perspektiva evropiane duhet të jetë për të gjitha vendet e Ballkanit. Tani është momenti që vendet nga Ballkani Perëndimor të tregojnë vullnetin e tyre për zhvillim, theksoi Kryeministri bullgar. Në takimin bilateral me homologun e vet slloven Miroslav Cerar Borisov diskutoi mundësitë për thellimin e kontakteve ekonomike. Miroslav Cerar vuri në dukje se roli i Bullgarisë është kyç në përpjekjet mbarëevropiane për zgjidhjen e problemit të refugjatëve. Duke informuar për takimin e liderëve të zhvilluar gjatë marsit mes BE-së dhe Turqisë, Bojko Borisov theksoi se dialogu është vendimtar për përballimin e kësaj çështjeje dhe se marrëveshja e migracionit e BE-së me Turqinë duhet të respektohet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 24 prillin

Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..

botuar më 24-04-23 7.35.MD

Ukraina me kërkesë për një rritje të dyfishtë të importit të lëndëve të para të qumështit në Bullgari

Shoqata Ukrainase e Përpunuesve të Qumështit synon të dyfishojë importin e lëndëve të para të saj në tregun bullgar. Kjo u bë e qartë në takimin e parë të organizatës me Shoqatën Bullgare të Përpunuesve të Qumështit, që u zhvillua në Veliko Tërnovo,..

botuar më 24-04-23 3.37.MD
Stanimir Georgiev

Protesta kundër mbylljes së “Marica Iztok 2” dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Energjetikët dhe minatorët e termocentralit elektrik "Marica Iztok 2" paraqitën në parlament një kërkesë për ndërtimin e një instalimi për kapjen e dyoksidit të karbonit. Instalimi mund të ndalojë mbylljen e kapaciteteve energjetike, tha për BNR..

botuar më 24-04-23 2.59.MD