Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha “Shën Gjergji” është pasqyra e Bullgarisë në Edrene, thotë ati Aleksandër Çëkërëk

БНР Новини

Kisha “Shën Martiri Gjergji” në Edrene është ndërtuar gjatë vitit 1880 me lejimin e Sulltanit Hamid II. Kisha është ndërtuar në stilin arkitekturor, i cili është karakteristik për Rilindjen e vonë bullgare dhe përbën një bazilikë të gjerë trinefëshe me tavan të lartë. Deri në vitin 1940 priftërinjtë, të cilët kanë shërbyer këtu kanë qenë shtetas bullgarë, pas së cilës shërbesat fetare  janë kryer nga priftërinjtë bullgarë nga Stambolli, ku gjendet simboli tjetër i krishterimit bullgar – kisha e hekurt “Shën Stefan”

Gjatë vitit 1951 kisha “Shën Gjergji” në Edrene  mbyll dyert për lutësit dhe gjendja e godinës pak nga pak keqësohet. Këtu vjen dhe veprimtaria atdhedashëse e njërit prej pasardhësve të bullgarëve në Edrene – Filip Çëkërëk, i cili bën përpjekje të mëdha për mirëmbajtjen e kishës deri në fillimin e restaurimit të saj – projekti për restaurimi është bërë në vitin 2001. Pas marrjes së lejes zyrtare nga pala turke, kisha “Shën Gjergji “ në Edrene është rinovuar  dhe me një ceremoni të posaçme përsëri është inauguruar më 9 maj 2004. Sot, bashkë me kishën e madhe të Mitropolisë së Edrenesë “Shenjtorët Konstantin dhe Elena” kisha “Shën Martiri Gjergji” është simbol i besimit ortodoks bullgar në Edrene dhe një qendër tërheqëse për ata, të cilët e praktikojnë turizmin e pelegrinazhit. Në katin e dytë të kishës së rinovuar është hapur një ekspozitë e vogël etnografike, e cila tregon për jetën e bashkësisë bullgare  në këtë rajon të Turqisë.

Снимка

"Sot nga Bullgaria vijnë shumë miq në Edrene, qoftë bullgarë, qoftë turq", thotë ati Aleksandër Çëkërëk, prift në kishën “Shën Martiri Gjergji”në Edrene. Djali i tij Gjeorgji Çëkërëk mëson në Seminarin e Plovdivit dhe ati Aleksandër shpreson që një ditë ai të vazhdojë veprimtarinë e gjyshërve të vet. Për festën e ardhshme të kishës më 6 maj, prifti tregon:

Снимка"Çdo vit më 6 maj kemi shumë miq nga Bullgaria, Greqia dhe Turqia. Në sajë të lidhjeve të mira midis të dyja vendeve fqinje – Bullgaria dhe Turqia, po shtohet dhe fluksi i turistëve. Më 6 maj si kudo në Bullgari , ne lëshojmë muzikë popullore dhe në sheshin përpara kishës festojmë festën e Shën Gjergjit bashkë me miqtë tanë turqit vendas dhe mysafirët, të cilët vijnë nga larg. Ne gjithmonë festojmë bashkërisht  edhe festat e krishtere, dhe ato myslimane. Dhe në këto festa  bashkë drejtojmë lutje për paqe, dashuri  dhe mirëkuptim. Të respektojmë bashkërisht fetë tona, sepse kur i lutemi Zotit, çfarë duam prej tij? Që të gjithë lutemi për shëndet, lumturi, respekt, paqe dhe dashuri. Çdo një fe e do këtë. Sipas meje, më e rëndësishmja është të punojmë së bashku dhe kush në çfarë gjuhë do, në të tillë të lutet – lutja tingëllon në të njëjtën mënyrë."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Televizioni japonez promovon Bullgarinë si një destinacion turistik

Televizioni japonez Fuji TV filmoi episode të cilat ia prezantojnë Bullgarinë shoqërisë japoneze. Procesi i xhirimeve u krye në bashkëpunim me Ambasadën e Bullgarisë në Tokio, njoftoi përfaqësia jonë diplomatike. Nisma, e cila synon të..

botuar më 24-04-08 6.32.MD