Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Muzika e Holandës" dhe efekti i "bukuroshes së fjetur"

Angela Tosheva prezanton recitalin e saj “Muzika e Holandës”

БНР Новини
Foto: arkiv

Vargu i koncerteve “Muzika e Evropës”( „The music of Europe”), kushtuar Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropianb vazhdon me një koncert më 7 maj, në të cilin do të prezantohen veprat e pesë kompozitorëve holandezë. Përzgjedhja është bërë nga pianistja Angela Tosheva, sipas së cilës programi është “një spektakël tingujsh”. Ajo është muzikante me interesa të ndryshme me një qëndrim të posaçëm ndaj muzikës së shekujve XX dhe XXI. Është fituesja e konkurseve të ndryshme gjatë kohës së studimit të saj në shkollën muzikore “Ljubomir Pipkov” dhe pastaj në Akademinë kombëtare “Panço Vlladigerov”. Është pedagoge dhe autore e një studimi shkencor në fushën e muzikës së dhomës. Në vitin 2003 ajo zgjodhi rrugën e artistit të lirë. Atëherë, bashkë me Mihail Goleminov – pianist dhe kompozitor, krijuan shtëpinë muzikore “Orange Factory”. Në vitin 2007 ajo incizoi një CD me muzikën e autorëve holandezë, me ndihmën financiare të Ministrisë së Kulturës së Mbretërisë së Holandës.

Ndoshta ky album, i cili ishte vlerësuar lartë, është arsyeja për ftesën e organizatorëve për koncertin tim të ardhshëm” – shpjegoi zonja Tosheva.

Muzika e Holandës është prezantuar sipas një kriteri, i cili e bën atë në të vërtetë unike. Ky është kriteri “bukuroshja e fjetur”. Në shekullin e XVII muzika e Holandës ishte ajo, nga e cila frymëzoheshin kompozitorët e mëdhenj si Hendel dhe Bah. Dhe kjo nuk është e rastit. Orlando di Lasso, Guillaume Du Fay, Jan Pieterszoon Sweelinck dhe mjeshtrit e tjerë të mëdhenj të stilit polifonik janë themeluesit e shkollës polifonike holandeze. Muzika e tyre ka shumë energji, e cila për arsye të ndryshme mbetet “e mbullur” dhe “shpërthen” me fuqinë e saj të plotë pas tre shekujve e gjysmë. Mund të them se tani Holanda ka një vend prijës për sa i përket muzikës bashkëkohore. Përfytyrimi im për kulturën e tyre muzikore përfshin lirinë e tyre, dëshirën për pavarësi dhe diçka shumë të rëndësishme – idetë e tyre konstruktive. Sipas meje holandezët janë konstruktivistët më të mëdhenj në krijimin e muzikës.


СнимкаNë program kam përfshirë disa pjesë të Jan Pieterszoon Sweelinck, të cilat i paraqitin idiomat e gjuhës muzikore të epokës. Sigurisht që kjo është një gjuhë, e cila paraqitet vështirë nëpërmjet pianos, sepse ajo është menduar për një vegël tjetër muzikore - organon. Me veprat e Sweelinck fillon dhe mbaron programi, në mes ka një Pavana për Filipin /Pavana Philippi/, e cila ka një histori interesante. Është kompozuar mbi temën e një kompozitori anglez Piter Filip, i cili në atë kohë ka qenë në burg, i akuzuar padrejtësisht për organizimin e një rebelimi kundër mbretëreshës. Filip e ka kompozuar temën në burg. Ajo është një margaritar i vërtetë. Njeriu madje nuk mund të supozojë se si është e mundur që një “bukuri e tillë moderne” të krijohet në të kaluarën e largët.

Duke kërkuar muzikën, e cila të më tronditë, gjeta të paktën një qind vepra të kompozitorëve holandezë, të cilët kanë krijuar muzikë gjatë shekullit XX. Seleksionimi i veprave nuk ishte punë e lehtë. Ndoshta kompozitori i tyre më i njohur pas Luftës së Parë Botërore është Johannes Pijper. Unë e ekzekutoj Sonatinën e tij III. Pas kësaj ka një vepër-emblemë të viteve 70 të shekullit XX – Sonata e Tristan Keuris – një prej përfaqësuesve kryesorë të avangarditi, i cili ka jetuar vetëm 50 vjet. Kjo vepër më kujton për Sonatën e gjashtë të Llazar Nikollovit. Ka shumë gjëra të përbashkëta mes dy veprave. E ekzekutoj gjithashtu pjesën “Për të” (“For Her”) të Geert van Keulen – një klarinetist i njohur, i cili nuk gëzon famën e kompozitorit. Kam përfshirë edhe “Piktura e Morosë”. Ajo është krijuar nga ndoshta kompozitori më i njohur i Holandës në botë Louis Andriessen. Koncerti nuk ka pauzë dhe ekzekutohet si një spektakël prej tingujsh.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD

“Po vrapojmë” – një këngë për ata që zgjedhin rrugën e vështirë

Viti i kaluar ishte më se i suksesshëm për këngëtarin në zë Miro. Ndër projektet e realizuara janë turneu i shitur i këngëtarit, si dhe albumi i tij i titulluar “46”. Më 17 prill ai ka përgatitur një sfidë të re - një koncert të madh në sallën “Arena..

botuar më 24-04-15 8.10.PD