Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Varrezë 1700 vjeçare zbuluan arkeologët në trasenë e autostradës “Struma”

Foto: BGNES

Më se 1500 sende unike zbuluan arkeologët gjatë gërmimeve në trasenë nga ku do të kalojë një pjesë e re e autostradës “Struma”. Puna e arkeologëve të Akademisë Bullgare të Shkencave duhet të përfundojë deri në korrik, që të fillojë ndërtimi i pjesës midis vendbanimeve Bllagoevgrad dhe Krupnik.

Aty u zbulua një vendbanim i madh nga epoka perandorake romake. Aktualisht shkencëtarët studiojnë 12 godina të mëdha nga periudha midis shekujve të III-të dhe të VI-të. Zbulimet më të çmueshme janë 1000 monedha prej bronzi, disa prej argjendi dhe një të lyer me flori. U zbulua edhe një varrezë e paprekur e cila datohet para 1700 vitesh. Sendet e gjetura në të janë një gotë dhe një shishe prej qelqi me ornamente. Arkeologët supozojnë se ato janë rrënoja të vendbanimit Skaptopara, nga i cili e ka zanafillën qyteti i sotëm Bllagoevgrad. Për të dihet, se ishte një qytet trak ndërtuar pranë burimeve të ngrohta gjatë rrjedhjes së lumit Struma. Që të jenë të sigurt për këtë, ekspertët duhet të zbulojnë edhe mbishkrime gurore, me të cilat caktoheshin kufijtë e qyteteve në atë kohë. Gjatë gërmimeve të një terreni tjetër, nga ku do të kalojë autostrada, u zbuluan rrënojat e dy qyteteve të lashta, stoli prej bronzi dhe metaleve fisnike, qeramikë, atribute ushtarake.

Midis fshatrave Dren dhe Deljan ekipi zbuloi një objekt nga epoka e hershme e hekurit, i cili datohet në shekujt IX – VIII para Krishtit. U hulumtuan afro 100 varre, në të cilat kishte stoli, kopje, thika, municione kali etj. Në pjesën midis qyteteve Dupnica dhe Bllagoevgrad arkeologët gjetën rrënoja të një vendbanimi unik për Evropën nga neoliti i hershëm, i cili ekzistonte gjatë mijëvjeçarit të 8-të para Krishtit. Në një thellësi prej 3 metrash u zbulua kopsa më e vjetër prej sedefi dhe një gjilpërë, vegla pune, një tezgjah për endje etj.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD