6 Maji – Dita e Trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare sivjet kalon nën shenjen e përvjetorit të 140-të të formimit të Ushtrisë Bullgare

Foto: BGNES

Në kalendarin ortodoks 6 maj është i caktuar për nderim të Martirit Shën Gjergji Fitimprurësi. Kjo është edhe Dita e Trimërisë dhe e Ushtrisë Bullgare dhe në vendin tonë është festë zyrtare.

Figura e Shën Gjergjit që prej shekujsh është e rikrijuar mbi flamujt luftarakë dhe dallimet ushtarake për trimëri. Ditën festive kremtimet fillojnë me bekim solemn të flamujve luftarakë dhe të flamujve të shenjtë të Ushtrisë Bullgare. Sipas traditës liturgjia e bekimit me ujë të flamujve shërbehet nga Patriku Bullgar para Monumentit të Ushtarit të Panjohur në kryeqytet. Në ceremoni merr pjesë edhe kreu i shtetit Rumen Radev.

Si kryekomandant suprem i Forcave të Armatosura ai duhet të pranojë radhën e nderit të Reparteve Përfaqësive të Ushtrisë Bullgare. Veprimtaria më e pritur është Parada tradicionale e Forcave të Armatosura me rastin e Ditës së Shën Gjergjit. Sivjet pritet që parakalimi të jetë më i madhërishëm, sepse mbushen 140 vjet nga formimi i Ushtrisë Bullgare.

Më shumë nga rubrika

Në botën përrallore prej qelqi të Momka Peevës

Bizhuteri prej qelqi, sende të ndryshme dhe prodhime të artit ndriçojnë me ngjyra të shumta në sajë të një bullgareje, e cila ka emigruar në Shtetet e Bashkuara me një ëndërr të vetme... të jetë gjyshe. Por 20 vjet më vonë firma e saj për ngjyra..

botuar më 18-08-19 11.45.PD

Asociacioni bullgar i kompanive të softuerit kërkon arsye për kthimin e bullgarëve të rinj në atdhe

Asociacioni bullgar i kompanive të softuerit filloi nismën "ЗАвръщането", (“PËRkthimin”) qëllimi i së cilës është kapërcimi i mungesës së specialistëve tek ne. Asociacioni filloi një anketë ndër bullgarët jashtë shtetit, në të cilën ata tregojnë për..

botuar më 18-08-19 10.15.PD

„Qeni i çalë“ – ndërtesa e parë bullgare në Antarktidë

Në gjirin jugor të Antarktidës ndodhet ishulli Livingstën, ku është ndërtuar baza polare bullgare “Shën Kliment i Ohrit”. Ekspedita e parë shkencore bullgare mbërriti në kontinentin e akullt gjatë pranverës së vitit 1988 dhe atëherë ajo vuri..

botuar më 18-08-17 4.48.MD