Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu për Historinë e Radios tregon...

БНР Новини
Zahari Milenkov tregon...

“Alo, alo! Radio Sofja!” Këto janë fjalët e para, të cilat u dëgjuan në eterin bullgar në fund të vitit 1929. Ato u shqiptuan në oborrin e  Punishtes Ushtarake dhe Inxhinierike në Sofje nga Georgi Vëllkov para një mikrofoni të vogël dhe të thjeshtë. Vëllkov është teknik me kualifikim të lartë, e ka mbaruar arsimin e vet në Gjermani. Ai e ka montuar vetë mikrofonin prej pjesësh të vjetra ushtarake. Në Muzeun për Historinë e Radios në godinën e Fakultetit të Gazetarisë të Universitetit të Sofjes mund të shihet një fotografi, ku Georgi Vëllkov ndodhet para një mikrofoni të tillë, si dhe një mikrofon i tillë real. Ju propozojmë të bëjmë një vizitë atje me rastin e 7 majit, kur u shënua Dita Ndërkombëtare e Radios dhe Televizionit.

Mikrofoni, me të cilin u dëgjua për herë të parë fjalimi bullgar. Aparati i transmetuesit “Radioja Amtare”

Ekspozita e muzeut është shumë e pasur. Ajo është krijuar para dy dekadash dhe është zhvilluar gjatë të gjitha këtyre viteve me shumë dashuri nga drejtori shumëvjeçar i Fondit të Artë të Radios Kombëtare Bullgare Zahari Milenkov. Ajo ka grumbulluar nën një çati radio të vjetra nga vitet e kaluara, antena, magnetofona, mikrofona, përfshi këtu mikrofonin e parë prej mermeri të radios së parë publike “Rodno Radio” (“Radioja Amtare”) nga viti 1930, dokumente të rralla me tinguj dhe me shkrim, fotografi, të cilat na paraqitin tërë zhvillimin e radios, etj. Çdo një eksponat e ka historinë e vet, na tregojnë kujdestarët e muzeut Zahari Milenkov dhe Antoaneta Radosllavova, redaktore shumëvjeçare muzikore në “Radio Bullgarinë” dhe autore e librit “Për historinë e Radio Sofjes”. Ja se çfarë na tregoi Zahari Milenkov për vetë fillimin e radios:

Zahari Milenkov në sallën e parë të restaurimit të Fondit të Artë. Sot bashkë me Antoaneta Radosllavovën.

Entuziastët, inteligjenca ishin ata, të cilët ngulnin këmbë për radio bullgare. Në majën e kësaj piramide ishte prof. Asen Zllatarov, i cili tha shkurtimisht dhe qartë: “Ne duhet të kemi sa më shpejt një “Radio Amtare”, që të mos e dëgjojmë atë të huaj”. Që në Ligjin e parë për radion në historinë bullgare nga viti 1927 është shënuar se radioja është monopol i shtetit. Mirëpo, në qoftë se shteti nuk ka mundësi për ta mirëmbajtur, atëherë ai mund t’ua japë me koncesion qytetarëve bullgarë. Grupi i intelektualëve, me në krye Asen Zllatarovi, u përfitua nga kjo mundësi.

Godina e parë e “Radios Amtare”Entuziastët i bënë provat e tyre të para në të njëjtin oborr të Punishtes Inxhinierike pas punës. Meqenëse puna e tyre ishte gjithnjë e më e suksesshme, shteti mori vendim për t’i ndihmuar dhe u siguroi një godinë, ku kishte disa dhoma, në rrugën “Benkovski” Nr. 3. Atje me ndihmën e transmetuesit të tyre me kapacitet 50 vat amatorët filluan transmetimin e një programi nja dy orë, i cili mund të dëgjohej në Sofje dhe në akoma disa fshatra. Georgi Vëllkov punonte shumë për krijimin e një transmetuesi më të fuqishëm, që të mund të dëgjohet programi në tërë Bullgarinë, por nuk arriti sukses. 

Më në fund Geogi Vëllkov u zëvendësua nga Georgi M. Georgiev dhe nga akoma disa inxhinierë, ndër të cilët kishte një princ turk – Mehmed Refik” – na tregoi z. Milenkov.

Refik është bir i motrës së sulltanit. Por në vitin 1908 u mbajt Revolucioni i Xhonturqve dhe Turqia u shpall republikë. Refik u nis për në Vjenë, ku duhej ta mbaronte arsimin e vet dhe të punonte si specialist në lëmin e elektroteknikës dhe të regjistrimit të zërit. Ai mbërriti në Bullgari me ftesë për të punuar në fushën e regjistrimit të zërit, por ishte tërhequr nga veprimtaria e amatorëve të radios dhe kështu u përfshi në krijimin e transmetuesit të dytë më të fuqishëm. Pas shumë përpjekjeve në vazhdim të dy javëve transmetuesi i ri ishte i gatshëm.

Inxhinieri Georgi M. Georgiev. Princi Mehmed Refik (majtas) dhe inxhinieri Marin Marinov, kryetar i bashkimit “Radioja Amtare”

Një prej veçorive të radios bullgare është se ajo startoi si radio publike dhe jo si radio shtetërore. Në një letër dërguar një miku Asen Zllatarov thotë se ka lënë si peng një pjesë prej pronësisë së vet që të sigurojë mjete financiare për radio-llambat. Adhuruesit e radios arritën të krijojnë një transmetues me kapacitet 250-300 vat. Mirëpo, ata vendosën të punojnë me 120-150 vat, sepse në qoftë se e përdornin transmetuesin me kapacitetin e tij më të madh, llambat do  të digjeshin shumë shpejt dhe do të duhej të blinin llamba të reja”, na rikujtoi Zahari Milenkov. 

Petër Petrov dhe Petër Millushev me magnetofonin Philips EL 3530

Për katër vjet veprimtaria e Bashkimit “Radioja Amtare” u zgjerua kaq shumë se ajo mori lejë për t’u vendosur në katin e dytë të një godine të madhe në rrugën “Moskovska” 19, ku sot ka një pllakë përkujtimore. Kjo ndodhi disa muaj para se të bëhet radioja shtetërore:

Sirak SkitnikMë 19 maj 1934 në Bullgari kishte grusht shteti, i cili luajti një rol pozitiv për radion bullgare. Në fakt i vetmi organ, i cili mund të përdorej nga autoritetet e reja ishte radioja. Pushtetarët e rinj ishin të qartë se ajo duhej të bëhej shtetërore. Gjatë muajit janar të vitit 1935 në fletoren zyrtare u publikua një urdhëresë e nënshkruar nga mbreti Boris III, me të cilën baza materiale e radios publike u shpall shtetërore dhe u krijua “Radio Sofja”.

Në krye ishte një autoritet i madh në rrethet e intelektualëve Panajot Todorov Hristov me pseudonimin Sirak Skitnik. “Ai nuk e dinte se çfarë ishte radioja, por e dinte se si të dukej ajo dhe arriti ta bëjë” – thotë Petër Uvaliev – një njeri tjetër, i cili bëri shumë për radion bullgare dhe kulturën botërore në përgjithësi, na rikujton Zahari Milenkov. Në vitin 1936 gjatë udhëheqjes së Sirak Skitnikut startuan programet e radios në gjuhët e huaja. Kështu lajmet mund të dëgjoheshin jashtë vendit në gjuhën amtare të dëgjuesve të huaj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD