Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vazhdon kërkimi i alpinistit bullgar Bojan Petrov

| rinovuar më 18-05-09 3.01.MD
Bojan Petrov
Foto: arkiv personal

Sot tre sherpë dhe tre shpëtimtarë kinezë po vazhdojnë kërkimin e alpinistit bullgar Bojan Petrov, i cili u zhduk gjatë një ekspedite në Himalajë duke u ngjitur në majën me lartësi mbi 8 mijë metra Shisha Pangma. MPJ-ja e Bullgarisë dhe misionet diplomatike në Pekin dhe Delhi janë në lidhje të pandërprerë me akoma katër ministri në Kinë lidhur me këtë problem, si dhe me Asociacionin Alpin të Tibetit dhe autoritetet e Nepalit. Institucionet kompetente na kanë siguruar se bëjnë çmos për zgjidhjen e këtij rasti.

Kryeministri Bojko Borisov gjithashtu pohoi se po bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për shpëtimin e alpinistit Bojan Petrov. “Jemi në kontakt me të afërmit e tij dhe me institucionet përkatëse në Nepal dhe Kinë. Ambasadori kinez tek ne premtoi se do të sigurojë leje për helikopterin, po të ketë mundësi për fluturim” – tha Borisovi. Ai shpreson se alpinistin do ta gjejnë të gjallë e të shëndoshë.

Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva informoi se sot është gjetur helikopteri i përshtatshëm për operacionin e shpëtimit. Ajo nënvizoi se pala kineze bashkëpunon me të gjitha mënyrat e mundshme. Janë angazhuar 6 shpëtimtarë profesionistë, të cilët pavarësisht nga moti i keq tashmë 12 orë presin dhe menjëherë pasi bëhet e mundshme do të nisin për në kampin numër dy.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët me reshje shiu në pjesën lindore të vendit. Vende-vende reshjet do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Në gjysmën perëndimore vranësitë do të çahen dhe do të zvogëlohen, gjatë ditës do..

botuar më 24-04-19 7.35.MD
Stefan Dimitrov

Ministri i jashtëm mbetet në detyrë derisa të shkarkohet nga presidenti

Ushtruesi i detyrës së ministrit të punëve të jashtme, Stefan Dimitrov ka deklaruar se do të qëndrojë në detyrë derisa të ketë dekret presidencial për lirimin e tij. Kujtojmë se zëvendësimin e tij e ka kërkuar ministri në detyrë Dimitër Gllavçev një..

botuar më 24-04-19 6.49.MD

40% e pulave vezore janë të prekura nga gripi i shpendëve

Nga tetori i vitit 2023 e deri më tani, më shumë se 2 milionë zogj - pula vezore - janë shkatërruar për shkak të shpërthimeve të gripit të shpendëve në Bullgari. Mbi 40% prej tyre janë prekur nga kjo sëmundje. Ivajllo Gëllëbov, kryetar i Unionit të..

botuar më 24-04-19 5.15.MD