Stojan Deçev – mbrojtësi i folklorit origjinal të Dobruxhës

Foto: arkiv personal

Fizarmonicisti Stojan Deçev është një nga muzikantët më të devotshëm të krahinës Dobruxha (Bullgari Verilindore). Ndër veglat tipike për këtë pjesë të vendit përveç gëdullkës (instrument harkor bullgar), fyellit dhe gajdes është edhe koncertina (një vegël muzikore që ngjan shumë me fizarmonikën, por është më e vogël). Ajo është transferuar atje nga bullgarët e kthyer nga Rusia dhe Besarabia. Më vonë koncertina u zëvendësua nga fizarmonika, e cila krahas gëdullkës dhe gajdes gjithmonë ka qenë pjesë e “treshes së Dobruxhës”, për shkak të mundësive të saj të mëdha teknike dhe harmonike. Një prej muzikantëve të talentuar, i cili i bie me mjeshtëri kësaj vegle muzikore është Stojan Deçev. Ai gëzon famën e virtuozit të fizarmonikës në Dobruxha.

Ndjeja e Dobruxhës

Ka lindur në fshatin Garvan, afër qytetit Silistra, ku tradita muzikore është ruajtur nga orkestra e njohur vendase, e cila jo një herë i ka grumbulluar njerëzit në vallet popullore me rastin e festave të ndryshme. I magjepsur nga tingulli i gëdullkës dhe fizarmonikës së Dobruxhës Stojan Deçev kaloi një rrugë të gjatë drejt skenës, studiove të incizimit, turneve kombëtare dhe botërore. Ai i ka mësuar notat muzikore në Pleven te muzikanti Kirill Kozhuharov në vazhdim të dy viteve. Pas kësaj i mbaroi studimet për mësues në qytetin Sliven. Atje u mësua të luajë në gëdullka – ky është instrumenti me të cilin u përfshi në Ansamblin “Sliven”. Në vitin 1974 incizoi për herë të parë në Radion Kombëtare Bullgare vallet e Dobruxhës me orkestrim të Stefan Kënevit, me shoqërimin e Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Para pak kohe Stojan Deçev mbushi 75 vjet. Ja se çfarë na tregoi ai për etapat më të rëndësishme të jetës së tij:

Babai im i binte gëdullkës, e po ashtu gjyshi im. Ata ishin këpucarë, por muzika ishte mënyra e tyre e çlodhjes. Në fshatin tonë çdo i dyti i bie ndonjë vegle muzikore. Unë e zgjodha koncertinën. Më vonë në Sofje bleva dhe fizarmonikë. Pasi mbarova institutin në qytetin Sliven, studiova dhe në shkollën për dirigjentë të ansambleve folklorike në Plovdiv, tek profesori Ivan Spasov, profesoresha Vasillka Spasova dhe Hristo Urumov. Pastaj në Akademinë Muzikore në Sofje e mora provimin për pedagog të fizarmonikës. Dhe kjo u bë profesioni im kryesorë në jetë. Vazhdimisht merrem me ansamble  të ndryshme folklorike si pedgog. Aktualisht kam grupe tilla në Tutrakan për folklor autentik dhe të përpunuar. U falënderoj shumë atyre dhe fatit.

Vallja “Kopanica” nga rajoni i qytetit Shumen

Bija ime tashmë 20 vjet jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më parë jetonte në Çikago. Kur për herë të parë shkova atje solla fizarmonikën, me të cilën luajta. Në këtë qytet kisha nxënës – kryesisht bullgarë, të cilët ishin studentë në specialitete të tjera, por për shkak të klasave të mia blenë fizarmonika. Profesori Stefan Stefanov – një koleg imi fizarmonicist dhe pedagog në Universitetin e Çikagos kishte klasa të fizarmonikës. Rritëm numrin e tyre dhe nxënësit u bënë shumë. Ata më thonin: “Zotëri, ju presim të ktheheni për të vazhduar arsimin tonë.” Në vitin 2016 mora pjesë në Festivalin Ballkanik Botëror në Bruklin, ku performanca ime ishte e nivelit shumë të lartë. Më ofruan mundësinë të luaj gjysmë orë, derisa për pjesëmarrësit e tjerë ishin parashikuar vetëm nga 5 minuta. Dëshira ime është të popullarizoj muzikën e krahinës Dobruxha, të gjej gjëra të harruara apo të tilla, që askush më parë nuk i ka ekzekutuar.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

“Bullgarshtici” – një takim unikal me këngët e vjetra të panjohura bullgare

Para disa muajsh u botua përmbledhja “Bullgarshtici”, ku janë mbledhur 672 këngë popullore të pabotuara deri tani nga arkivi i Kosta Kolevit. Fizarmonicisti, kompozitori dhe dirigjenti i njohur u nda nga jeta në vitin 2010 në moshën 89 vjeç. Ai na..

botuar më 18-08-17 12.42.MD

“Me këngë e valle buzë binarëve të ngushtë”

Fushat e gjelbra rreth stacionit Avramovo – stacioni më i lart hekurudhor në Ballkan, bëhen skenë e tubimit “Rreth linjës me një trase të ngushtë. Ngjarja është gjatë kësaj të diele /12 gusht/, kurse iniciator dhe organizator bazë është Shoqata..

botuar më 18-08-08 3.47.MD

Prezantim i shkëlqyer i nxënësve nga Shkolla Kombëtare e Arteve Folklorike“Filip Kutev” në “Karagjozi i artë”

Muzikantët dhe valltarët nga qyteti Kotell fituan vendin e parë në konkursin prestigjioz “Karagjozi i artë” në qytetin Bursa në Turqi. Ky sukses i radhës i ansamblit prestigjioz muzikor dhe të vallëzimit është një njohje е nivelit të lartë të..

botuar më 18-07-27 3.03.MD