Muzeu i Luvrit e mirëpret Thesarin e artë të Presllavit gjatë qershorit

Foto: bg.wikipedia.org

Thesari i artë nga kryeqyteti i vjetër bullgar Presllav do të ekspozohet në Muzeun e Luvrit gjatë qershorit dhe kjo do të bëhet në kuadrin e programit kulturor të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ekspozita është me moto “Epoka e mbretërve bullgarë” dhe theksi do të jetë mbi Shekullin e Artë të mbretit Simeon i Madh. Kuratori i ekspozitës Jannic Durand, i cili vizitoi muzeun në Veliki Presllav (Presllavi i Madh) për të zgjedhur eksponatet tha se muzeu ka koleksion shumë të vlefshëm dhe të pasur, që dëshmon për një etapë të rëndësishme prej zhvillimit të artit të tërë Evropës.

Thesari i Presllavit është gjetur rastësisht në vitin 1978. Me 120 stolitë e arta ose të lyera me ar, ai është një nga thesaret më të mëdha mesjetare. Ndër zbukurimet ka të tilla që datojnë që në periudhën e shekujve III-VII ka edhe sende nga shekulli i X-të. Një detal interesant në thesar është prania e simbolikës së krishtere. Sipas Jannic Durand ekspozitat që prezantojnë arritjet e kulturës bullgare në botë janë shumë të rëndësishme për imazhin e shtetit dhe vizituesit e tyre i vlerësojnë lartë.

Më shumë nga rubrika

Vazhdojnë kërkimet arkeologjike në kodrën Trapezica në Veliko Tërnovo

Tri ekipe të arkeologëve fillojnë gërmime të kalanë Trapezica në qytetin Veliko Tënovo (kryeqyteti mesjetar bullgar). Financimi i siguruar nga Ministria e kulturës për këtë qëllim është 38 mijë leva. Profesori Konstantin Totev nga filiali i..

botuar më 18-08-18 12.25.MD

Nëpër të fshehtat e lagjes së Sofjes “Llozenec”

"Disa e krahasojnë me Montmartre të Parisit, kurse mua më ngjan më shumë me lagjen e Pragës “Mala Strana”. Në qoftë se ndonjë do që t’i tregojë një të huaji në Sofje historinë e artit bullgar,  si dhe të letërsisë që nga fillimi i shekullit të..

botuar më 18-08-18 11.35.PD

Fshati Svezhen feston 150 vjetorin e vatrës së vet të kulturës

Mjaft dinjitoze është mosha e vatrës së parë të kulturës të themeluar në fshat në Bullgari – 150 vjet. Fshati është Svezhen, i vendosur në malin Sredna Gora, 68 kilometra larg qytetit Plovdiv. Vendbanimi lind akoma gjatë shekullit të 14, kurse..

botuar më 18-08-16 12.41.MD