Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 11 maj nderojmë vëllezërit e shenjtë Kirill dhe Metodij

Nisma “Trëndafilat e Bullgarisë” bashkon shkollat bullgare të së dielës në botë

БНР Новини
Foto: arkiv

Shkollat bullgare të së dielës, të krijuara nga bashkatdhetarët tanë përtej kufijve të vendit për nga thelbi i tyre përbëjnë institucione rilindëse. Ato janë bashkësi të vet organizuara të ndihmuara nga shteti bullgar. Me shumë entuziazëm këto shkolla ruajnë traditat dhe kulturën bullgare, kudo që të jenë dhe nuk e ndërpresin lidhjet me mëmëdheun. Që të bëhet më e dukshme puna e shkollave bullgare përtej kufijve, u organizua iniciativa “Trëndafilat e Bullgarisë”. Ideja i përket Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, e cila propozoi të organizohet një kremtim mbarë bullgar i 11 Majit – Ditës së respektimit të vëllezërve të shenjtë Krill dhe Metodij. Një element bashkues në program është vallja tradicionale bullgare, e cila do të hidhet në sheshet qendrore të qyteteve të mëdha të Evropës dhe të botës. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës në këtë nismë do të përfshihen përafërsisht 35 mijë veta në 43 shtete të 5 kontinenteve.

Atë që dëshirojmë të bëjmë është të prezantojmë para shoqërisë në Bullgari shkollat e së dielës. Është një fakt pak i njohur, se në 5 kontinente, në 43 shtete, në 237 vendbanime, pothuajse 30 mijë fëmijë mësohen të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën bullgare” – tregon Denica Saçeva, zëvendës ministre e arsimit.


Prova në shkollën “Azbuka” (Alfabet), Dublin


Në mbarë botën 328 janë shkollat e së dielës, në të cilat mësimdhënia është në gjuhën bullgare. Më 11 maj bashkatdhetarët tanë – fëmijët, mësuesit, prindërit dhe të gjithë ata të cilët e respektojnë kulturën bullgare do të hedhin një valle bullgare nën tingujt e “Suitës Festive” në ekzekutim të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Pas përfundimit të kësaj nisme do të mbledhim të gjitha videot në një film të madh. Dëshirojmë të vëmë theksin mbi rëndësinë e këtyre shkollave jo vetëm për ruajtjen e identitetit bullgar. Ato në fakt sigurojnë mundësinë që nxënësit e tyre të marrin dëftesa shkollore se kanë mësuar gjuhën, historinë dhe gjeografinë sipas programeve të sistemit arsimor bullgar. Kështu pa prova suplementare, ata do të kenë mundësi të vazhdojnë arsimin e tyre në Bullgari. Pranë këtyre shkollave organizohet edhe përgatitja e atyre fëmijëve të cilët dëshirojnë të japin provimet për studentë në universitetet bullgare. Nëpërmjet shkollave të së dielës ne mbajmë lidhje me bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit dhe kështu mbetet e hapur dera për rikthimin e tyre në Bullgari. Nga vitet mësimore 2009/2010 e deri tashti janë të siguruara më se 51 milion leva në përkrahje të veprimtarisë së këtyre shkollave. Bëhen të gjitha përpjekjet kështu që shkollat e së dielës të zhvillojnë veprimtaritë e tyre për ruajtjen e ndërgjegjes dhe kulturës sonë kombëtare.


Prova në shkollën “Dr.Petër Beron”, Pragë


Në vazhdim të pothuajse gjysmë viti Ministria e Arsimit dhe e Kulturës në bashkëpunim me bashkësitë e bullgarëve në botë po përgatitin kremtimin e sivjetshëm të 11 majit nën moton “Trëndafilat e Bullgarisë”. Ndër më të entuziazmuarit janë nxënësit në Ukrainë. Aty ata disponojnë 64 shkolla fillore dhe një teatër muzikor. Në Vjenë, bashkë me vallen tradicionale dhe leximin e vjershave, do të dallohen edhe fituesit në konkursin “Mund të shkruaj dhe të lexoj në gjuhën bullgare”. Në Johanesburg të Afrikës së Jugut organizohet një tubim i madh, në të cilin marrin pjesë autorë vendorë me sende të punuara me dorë me ndihmën e fëmijëve të Shkollës Fillore “Sllënço”. Në Monreal të Kanadasë organizohet një parakalim i veshjeve popullore bullgare. Edhe në vende ku nuk ka shkolla bullgare si për shembull Kazakistani dhe Japonia do të hidhen valle të mëdha me pjesëmarrjen e bashkësive të cilat dëshirojnë të krijojnë shkolla të së dielës në ato vende. “Ideja është që vallet dhe gjuha bullgare të prezantohen para botës, jo të mbeten të mbyllura prapa mureve të shkollës” – tregon Natalija Mihalevska, udhëheqëse e Drejtorisë “Arsim i bullgarëve përtej kufirit dhe rrjeti shkollor” në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës.


Prova në shkollën “Ivan Stançov”, Londër


Trëndafilat e Bullgarisë” është një vazhdim i punës sonë shumëvjeçare me bullgarët në botë, me organizatat e tyre dhe me Asociacionin e Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit. Kur themeluam programin “Gjuha dhe kultura amtare përtej kufirit” ne në fakt bëmë që të krijohen afro 340 shkolla të bashkësive bullgare në mbarë botën. Deshëm të dëgjohet për këtë, ndërsa bullgarët jashtë shtetit të ndjejnë përkrahjen e institucioneve bullgare. Me rastin e festës së 11 majit u uroj bullgarëve në mbarë botën sukses në punën e tyre, krahas kësaj dëshiroj t’u falënderoi për përpjekjet që bëjnë për ruajtjen e gjuhës amtare. Puna e ministrisë sonë nuk është e lidhur vetëm me financimin e shkollave të së dielës në botë. Ne u japin atyre dhe organizative përkrahje metodike , dëshirojmë të popullarizojmë kulturën, traditat, origjinalitetin bullgar. Dëshirojmë gjithashtu të flitet më shumë për bullgarët, të tërheqim edhe të huaj të mahnitur nga vendi ynë. Ky është kontributi ynë në Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD

"Kapakë për të ardhmen" me një promovim pranveror për blerjen e pajisjeve për repartet e fëmijëve dhe neonatologjisë

Nisma për mbledhjen e kapakëve prej plastmase e njohur si "Kapakë për të ardhmen" vazhdon të gjenerojë energji pozitive. Prej disa vitesh ajo ka treguar se si një produkt i mbeturinave si kapakët e shisheve plastike mund të bëhet simbol i së..

botuar më 24-04-21 6.30.PD