Kriza financiare e bëri Bankën Qendrore Evropiane më të vëmendshme sa i përket zgjerimit të eurozonës

Foto: ecb.europa.eu

Bullgaria i ka zbatuar të gjitha kriteret që të hyjë në “sallën e pritjes” të eurozonës, por nuk duhet të kemi pritje jorealiste, deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare Kryetari i Asociacionit të Bankave te ne Petër Andronov.

Ai shtoi se sistemi bankar bullgar është në gjendje të mirë dhe i përdor këto disa vite të rritjes, që të zmadhojë kapitalin e vet. Sipas tij jo të gjitha vendet anëtare të eurozonës kanë pasur sistem të qëndrueshëm bankar, kur e kanë pranuar valutën unike evropiane. Por sot, për shkak të mësimit të hidhur nga kriza financiare, Banka Qendrore Evropiane është shumë e vëmendshme sa i përket zgjerimit të eurozonës. Andronov parashikon se pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë nuk do t’i humbasim kursimet që i kemi në leva, sepse do ta ruajmë kursin e fiksuar valutor. Ai përjashtoi mundësinë e rritjes së madhe të çmimeve, sepse inflacioni nuk do të jetë serioz.

Më shumë nga rubrika
Prodhuesit e trëndafilave nga qyteti Kazanlak bllokuan rrugën për në Stara Zagora dhe i hodhën lulet në asfalt në shenjë proteste kundër çmimit të ulët të prodhimit të tyre.

Para me erë trëndafili

Shpesh një nga gjërat e para, të cilat të huajte mësojnë për Bullgarinë është fakti se ajo është vendi i trëndafilave. Bile kemi një luginë në Bullgari Jugore, e njohur si Lugina e trëndafilave. Në fakt trëndafilat sigurojnë jo vetëm reklamë..

botuar më 18-05-23 2.24.MD

Sot është Dita e Lirisë Fiskale

Nga data 13 maj bullgarët kanë liri fiskale, domethënë tashmë punojnë për vetveten dhe jo për t’ua paguar taksat shtetit, bashkive, shëndetësisë dhe sigurimit publik. Këtë e kanë llogaritur specialistët në Institutin e Ekonomisë së Tregut, të cilët..

botuar më 18-05-14 3.13.MD

Rënie në sektorin e prodhimit të armëve në Bullgari

Ditët e fundit në shtyp lexojmë se raportet e uzinave ushtarake shtetërore tregojnë ulje të konsiderueshme të shitjeve të tyre gjatë tremujorit të parë të 2018-ës. Në sfondin e rezultateve për të njëjtën periudhë të vitit 2017 informacionet bëjnë..

botuar më 18-05-11 2.08.MD