Bullgaria i ka zbatuar të gjitha kriteret që të hyjë në “sallën e pritjes” të eurozonës, por nuk duhet të kemi pritje jorealiste, deklaroi para Radios Kombëtare Bullgare Kryetari i Asociacionit të Bankave te ne Petër Andronov.
Ai shtoi se sistemi bankar bullgar është në gjendje të mirë dhe i përdor këto disa vite të rritjes, që të zmadhojë kapitalin e vet. Sipas tij jo të gjitha vendet anëtare të eurozonës kanë pasur sistem të qëndrueshëm bankar, kur e kanë pranuar valutën unike evropiane. Por sot, për shkak të mësimit të hidhur nga kriza financiare, Banka Qendrore Evropiane është shumë e vëmendshme sa i përket zgjerimit të eurozonës. Andronov parashikon se pas hyrjes së Bullgarisë në eurozonë nuk do t’i humbasim kursimet që i kemi në leva, sepse do ta ruajmë kursin e fiksuar valutor. Ai përjashtoi mundësinë e rritjes së madhe të çmimeve, sepse inflacioni nuk do të jetë serioz.
Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..
“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..
Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës..
Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në..