Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti “sundon” për një ditë rrugën “Car Samuill” në kryeqytet

БНР Новини
Perkusionistë të rinj nga Shkolla Muzikore në Sofje

Ditën e shtunë më 12 maj në rrugën “Car Samuill” arti do të jetë në kontakt të pandërprerë me kalimtarët gjatë tërë ditës. Për të dytin vit me radhë fondacioni “Megjithë” e shndërron një prej rrugëve më artistike të Sofjes në hapësirë të lirë për artin. Këtë herë aktivitetet në kuadrin e projektit “Evropa në syrin e të rinjve në art” do t’i kushtohen përvjetorit të 90 të lindjes së prof. Dobri Paliev – themeluesi i shkollës bullgare për perkusione. 

СнимкаVitin e kaluar në qendër të vëmendjes ishte kompozitori Dimitër Nenov, i cili ka banuar afër kësaj rruge, ndërsa tani janë bateritë – na tregon Stefan Xhambazov, kryetari i fondacionit. – E shfrytëzojmë përvjetorin e Dobri Palikovit më tepër si pikënisje, kurse ideja është që të takohen artet dhe të formohet një bashkësi shpirtërore. Pra, kjo pjesë e rrugës (midis “Denkoglu” dhe “Sollunksa”, ku ndodhen disa galeri, atelie, shtëpia e legjendës së operës Boris Hristov, e cila tani është muze, art-shtëpia “Kukujt”, të shndërrohet në hapësirë shpirtërore dhe njerëzit ta konsiderojnë si qendër kulturore dhe jo si një vend, ku thjeshtë kalojnë duke shkuar në shtëpi.

Edmond Demerxhijan me bateritë e tijNë mëngjesin e së shtunës galeritë “Parisi”, “Astri”, “Kontrast” dhe “Intro” do të hapin dyer për vizituesit. Ata do të ekspozojnë piktura të piktorit dhe bateristit Edmond Demirxhian, të Dimo Kolibarovit, të Gredi Assa, të krijuesve të bashkuar me emrin “Bullgaria bashkëkohore”. Kurse galeria “Spacio” do të paraqesë printime në tekstil me “Fusha emocionale”

СнимкаGaleria jonë është e hapur për autorët e rinj bullgarë dhe atje do të paraqesim dizajneren Sofia Djavollova, e cila i ka mbaruar studimet në Firence dhe ka stazh në firmat e mëdha italiane të modës – thotë kujdestarja e galerisë Sillvia Bezuhanova. – Në projektin e saj konceptual ajo i trajton materiet me teknika të reja – pikturon mbi to, i përpunon me bojë, disa prej tyre i vendos në caqe transparente si piktura.

Mirëpo, arti figurativ nuk do të jetë i vetmuar në galeri. Tërë ditën nxënësit e gjimnazit të arteve figurative të kryeqytetit do të rikrijojnë në rrugë temën “Bateritë”, kurse tingulli do të materializohet herën pasdreke me një prej veglave më të përdorura muzikore bullgare.

СнимкаE hapim aktivitetin me ansamblin “Tupan” dhe veprën e Stojan Jankullovit të kompozuar posaçërisht për grupin – thotë udhëheqësja e tij Maria Palieva. – Dhjetë daulltarë nga shkolla muzikore do të interpretojnë një kombinim prej dhjetë vallesh me energji të jashtëzakonshme. Për mendimin tim daullja është simbol i shpirtit bullgar – fuqia e bullgarit ndihet shumë fortë në këto interpretime, kurse emocioni është shumë i madh.

Asen Avramov në atelienë e vet „Njeriu në lëvizje“Disa studentë për aktorë do të marrin pjesë në një performancë në rrugë.

Ata do të interpretojnë Dies irae – një vepër, të cilën e kam kompozuar posaçërisht për ta – shton kompozitorja. – Dhe meqenëse bëhet fjalë për një shou në rrugë, ata do të përdorin si daulle kova, bidonë, varela etj. Përveç kësaj do të interpretojnë një valle ushtarake detare dhe dy këngë nga Rodopet.”

Në një skenë të posaçme do të kenë shfaqje ansambli “Paliev’s Sparkles”, Martian Tabakov, i cili do të luajë në instrumente “të krijuara si skulptura”, sipas fjalëve të organizatorëve, perkusionisti Branko Vëllçev, kurse në fund do të ketë shfaqje bateristi Aleksandër Daniell bashkë me trumbetarin e njohur Rosen Zahariev – Roko.

Martian Tabakov dhe Rosen Zahariev-Roko

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Diana Cankova dhe въпреки.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD