Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rënie në sektorin e prodhimit të armëve në Bullgari

БНР Новини
Foto: dnevnik.bg

Ditët e fundit në shtyp lexojmë se raportet e uzinave ushtarake shtetërore tregojnë ulje të konsiderueshme të shitjeve të tyre gjatë tremujorit të parë të 2018-ës. Në sfondin e rezultateve për të njëjtën periudhë të vitit 2017 informacionet bëjnë më tepër përshtypje. Atëherë sipërmarrjet ushtarake shtetërore përmirësonin edhe më shumë rezultatet e tyre të larta financiare, punësonin më shumë njerëz në prodhim. Dhe kjo ishte për shkak të konflikteve luftarake në botë dhe proceseve të riarmatosjes në rajone të ndjeshme si Lindja e Mesme, India, Afrika Veriore, ku industria jonë e armëve ka pozita të favorshme.

Firmat private në këtë sferë akoma nuk kanë botuar raportet e tyre, por sipas analizatorëve kompanitë shtetërore nuk përbëjnë një përjashtim dhe bëhet fjalë për tendencë për tërë sektorin. Në një artikull në gazetën “Kapitall” komentohet se cikli i rritjes së industrisë së armëve tashmë ka mbaruar. Gazeta komenton se në parim biznesi i uzinave ushtarake është ciklik dhe varret nga situata politike në botë – kryesisht nga ajo në shtetet, të cilat tradicionalisht janë klientë të kompanive të specializuara bullgare. Pikërisht në sajë të konflikteve në rajone të tilla industria bullgare e armëve fitoi pozita të mira dhe ato siguruan ambient të favorshëm për punën e tyre në vazhdim të disa viteve. Por tani tendencat janë ne cikël rënës.  Tashmë gjysmë vit kontratat e porosive në eksport shënojnë ulje. Për tremujorin e parë të vitit 2018 ulja në të ardhurat e kompanisë ”Uzinat e Makinëndërtimit të Vazovit” është e madhe – gati 23-herësh. Rezultatet vjetore të unazës së qytetit Sopot, ku punojnë 4 500 veta gjithashtu tregon rënie, pavarësisht se atje ritmi është më i matur. Kompania tregtare “Kintex” raporton për uljen e të ardhurave të saj pak më se ¼ dhe për uljen e fitimit 8%. Në disa uzina, ndër të cilat është firma private “Arsenal” tashmë shkurtojnë numrin e punonjësve të. Sipërmarrje të tjera tani për tani reduktojnë stafin e tyre në “mënyrë të natyrshme” (nuk punësojnë persona të rinj në vendin e atyre që dalin në pension ose lënë vendin e punës).

Në këtë situatë vetëm uzina “Avionams” për riparimin e teknikës së aviacionit në qytetin e Plovdivit përbën përjashtim.  Dhe kjo është në sajë të kontratës së saj me NATO për riparimin e helikopterëve me vlerë 160 mln. dollarë. Për tremujorin e parë të vitit 2018 shoqata ka të ardhura 11% më të larta dhe realizon fitim. Akoma më të mira ishin rezultatet e saj për vitin 2017.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD
Dimitër Radev

Bullgaria mund të hyjë në eurozonë jo më 1 janar, por më vonë në vitin 2025

Anëtarësimi në eurozonë më vonë në vitin 2025 është një prej skenarëve dhe në këtë fazë më i mundshmi. Kështu ka deklaruar guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev në një intervistë për BTA në Uashington, gjatë takimeve..

botuar më 24-04-18 11.43.PD

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e..

botuar më 24-04-16 10.45.PD