Sot është Dita e Lirisë Fiskale

Foto: arkiv

Nga data 13 maj bullgarët kanë liri fiskale, domethënë tashmë punojnë për vetveten dhe jo për t’ua paguar taksat shtetit, bashkive, shëndetësisë dhe sigurimit publik. Këtë e kanë llogaritur specialistët në Institutin e Ekonomisë së Tregut, të cilët saktësojnë se sivjet bullgarët kanë punuar për thesarin e shtetit 132 ditë.

Në Bullgari në fakt tatimet direkte dhe indirekte, të cilët i paguajnë njerëzit dhe firmat, janë nga më të ulëtat në Evropë. Kështu për shembull tatimi mbi të ardhurat është 10 për qind, pavarësisht se sa është paga e njeriut. Ky tatim prej 10 për qind aplikohet edhe ndaj fitimeve korporatave. Ai ka mjaftë kundërshtarë, të cilët mendojnë se ai nuk është argumentuar dhe se për të ardhurat më të larta duhet të paguhen tatime më të larta. Mirëpo, tani për tani autoritetet arrijnë ta ruajnë këtë nivel të ulët për të gjithë dhe më e kënaqur nga e gjithë kjo siç duket është administrata tatimore, për të cilën është më lehtë të punojë me përqindje të unifikuar. Tatimet indirekte, kryesisht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), gjithashtu nuk janë nga më të lartat në Evropë. TVSH ka për të gjitha marrëveshjet tregtare me përmasë 20 për qind. Nuk ka mallra dhe shërbime të çliruara nga ky tatim, ose të tilla, për të cilat ai të jetë më i vogël. Nga ky unifikim përsëri përfiton administrata tatimore. Deri tani mbetën pa sukses thirrjet e aktivistëve të majtë dhe të ekspertëve me orientim social, të cilët ngulnin këmbë për TVSH të diferencuar, madje zero për ilaçet, librat, gazetat, bukën dhe për shumë mallra të tjera, të cilat konsiderohen si shumë të rëndësishme.

Tatimet e matura në Bullgari lejojnë një ndërhyrje relativisht të dobët të shtetit në shpërndarjen e Produktit të Brendshëm bruto (PBB). Aktualisht shteti e ka fjalën për rreth 37 për qind të këtij produkti, duke u lënë firmave më shumë mjete, të cilat ata t’i përdorin sipas vendimit dhe përgjegjësisë së tyre. Ndërsa këto para nuk janë pak. Instituti I Ekonomisë së Tregut pohon se çdo ditë në vend punohen 145 mln euro. 

Mirëpo, ky largim relativ i shtetit nga të ardhurat e firmave dhe qytetarëve, është “një thikë me dy presa”. Lajmi i mirë është se tatimpaguesve nuk u marrin të gjitha të ardhurat. Mirëpo, kjo pjesëmarrje e dobët e shtetit nuk i plotëson arkat e shtetit në mënyrën e duhur, që të financohen shpenzimet shtetlrore dhe kjo është ana tjetër e medaljes. Të gjithë ankohen se nuk ka para për financimin e veprimtarive jashtëzakonisht të rëndësishme publike, si për shembull shëndetësia, arsimimi, ndihma sociale, pensionet, mbrojtja dhe siguria etj. Mirëpo, kjo nuk mund të ndryshohet, pas rritjes së përqindjes së tatimeve dhe përqindjes së tyre për shtetin. Kjo nga ana e vet do të pakësojë të ardhurat e biznesit dhe qytetarëve. Ky është një rreth magjik dhe tani për tani nuk shihet dalja e tij. Përveç kësaj, po të jemi të sinqertë, duhet të themi se kjo  dalje nuk kërkohet shumë aktivisht nga askush, me përjashtim të së majtës. Këtu duhet të përmendim se në fakt ideja dhe aplikimi i tatimit të sheshtë unik prej 10 për qind janë pikërisht të së majtës dhe më konkretisht të Partisë Socialiste Bullgare. Sot ajo është е një mendimi tjetër, por nuk ka mundësi për të bërë ndryshime, sepse ajo është partia në opozitë në Parlament.

Një studim i “Trend”, i zhvilluar para pak kohe, ripohon se bullgarët ngulin këmbë për një rol më serioz të shtetit në jetën e tyre, por megjithë atë nuk e përkrahjen rritjen e tatimeve. 60 për qind kanë shënuar se shteti duhet t’i pakësojë tatimet, megjithëse kështu do të mbeten më pak para për ndihmat sociale dhe shërbimet. Vetëm 25 për qind e të anketuarve ngulin këmbë për rritje të tatimeve, që të ketë më shumë para për ndihmat sociale dhe shërbimet. Sipas 37 për qind prej bullgarëve të anketuar ndërhyrja e shtetit është në dëm të ekonomisë, derisa për 44 për qind prej tyre – ajo e ndihmon.

Tani për tani prioriteti kryesor i qeverisë mbetet stabiliteti financiar dhe nuk parashikohen lëvizje të rrepta në këtë fushë. Statukuoja po mbetet dhe sikurse pranohet nga shumica e bullgarëve, të cilët tashmë janë çliruar nga tatimet për këtë vit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Java e shkurtuar e punës garanton efikasitet më të lartë të prodhueshmërisë

Shkurtimi i javës së punës dhe automatizimi i prodhimit mund të ndihmojnë optimizmin e tregut të punës. Këtë e tregon raporti i kompanisë së konsultimeve “Colliers International”, i cili përfshin analiza për gjashtë shtete nga Evropa Qendrore dhe..

botuar më 18-08-18 10.10.PD

Shkatërrimi i Regjistrit të bizneseve të Bullgarisë bllokoi marrëveshjet e biznesit

Përdoruesit e Regjistrit të bizneseve dhe të Regjistrit të personave juridikë jofitimprurës tashmë mund të përdorin bazën e të dhënave, por vetëm për verifikime të statusit aktual të bizneseve. “Regjistri do të fillojë të funksionojë me të gjitha..

botuar më 18-08-15 2.44.MD

Kristalina Georgieva: Proteksionizmi dhe “qitja me tarifat” krijojnë tension në ekonominë botërore

Tendenca e proteksionizmit mund të godasë seriozisht ekonominë botërore, prognozoi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva. Sipas fjalëve të saj sivjet ka “qitje me tarifa” mes..

botuar më 18-08-14 4.50.MD