Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Modele të transportit urban dhe ndërurban prezantohen në një ekspozitë në Sofje

БНР Новини
Foto: “Modele të transportit urban”

Deri më 22 maj banorët dhe miqtë e kryeqytetit mund të shikojnë një ekspozitë atraktive në të cilën prezantohen modele të transportit urban dhe ndërurban – tramvaje, autobusë, trolejbusë të cilat lëvizeshin në të kaluarën dhe tani nëpër rrugët e kryeqytetit dhe në qytete të tjera të vendit. Prezantohen 29 mjete të transportit urban të punuara në përmasën koleksionuese 1:43 nga Darin Georgiev, Ivajllo Atamjan dhe Georgi Garmidollov të cilët janë të bashkuar në “Modele të transportit urban”. Ata punojnë modelet vetëm me dorë, pa ndihmën e makinave.

Снимка

Ideja për këtë ekspozitë lindi kur pash maketet dhe u njoh me njerëzit nga “Modele të transportit urban” – shpjegon Valeri Gjurov, pronar i galerisë Gifted Sofia, ku janë të ekspozuara modelet e zvogëluara. – Atë që bëjnë këta të rinj bënë përshtypje, sepse gjithçka është punuar me detaje. Krahas kësaj modelet kanë rëndësi nga pikëpamja historike sepse mbajnë në vet veten zhvillimin e transportit urban gjatë viteve. Në të njëjtën kohë puna që kryejnë këta të rinj nuk është pak. Prandaj desha të realizojmë diçka bashkë.”

СнимкаModelet janë të punuara prej plastmase në detajet më të vogla, ka elemente prej rrëshire dhe metali. Për çdo model  Darian Georgiev ka bërë një vizatim teknik. Interesin e vet ndaj autobusëve “Ikarus” dhe tramvajeve bullgare ai e shpjegon ashtu:

Ata më kujtojnë fëmijërinë, më kthejnë vite prapa, kur jeta ishte krejt e ndryshme. Tramvajet bullgare kanë popullaritet, ato janë simbol i Sofjes. Për fat të keq uzina e tramvajeve tashmë nuk ekziston dhe tramvajet në fjalë do të mbeten në të kaluarën. Shpresoj, që me ndihmën e ekspozitës vizituesit do të kujtojnë dhe më në fund do të zbulojnë se çfarë ishin ato tramvaje për ne.

Снимка

Modeli më i vjetër i tramvajit që mund të shihet në ekspozitë është retro-tramvaji Siemens-Halske. Ai u prodhua në vitin 1925 posaçërisht për Sofjen. Një tramvaj i tillë u restaurua në vitin 2007 në Uzinën e Tramvajeve “Tramkar” dhe tani realizon udhëtime atraktive në kryeqytet.

Снимка

Një model tjetër interesant është tramvaji T6M-800 “Sofja”. Ky është një tramvaj klasik, i cili mund të shihet në shumë filma bullgarë dhe në fotografi nga Sofja e Vjetër.

Снимка

Tramvaji daton nga viti 1965 dhe ngjyrat e tij origjinale është e bardha dhe e kuqe – tregon Darian Georgiev. – Ky është një tramvaj klasik bullgar, sepse të gjitha modelet e mëpasshme janë të ndikuara nga konstruksioni i tij. Në praktikë pothuajse nuk ka dallime të shumta.”

Снимка

Nga modelet më të reja të tramvajeve që lëvizen nëpër rrugët e Sofjes nga viti 2017 duhet të përmendim “Schindler”. Ato modele janë dhuratë nga Bazeli i Zvicrës për kryeqytetin tonë. Janë të pajisura me kondicionerë dhe me një seksion të ulët për ngjitje dhe zbritje. Aktualisht 26 tramvaje të tillë lëvizen nëpër rrugët e Sofjes, ndërsa 2 të tjerë janë të caktuar për pjesë ndërrimi.

СнимкаAutobusi më i vjetër i prezantuar në ekspozitë është me markën “Çavdar” M 80 dhe është me rimorkio për udhëtarë. Para autobusëve të përbërë nga dy pjesë të ngurta të lidhura ndërmjet tyre nëpërmjet një mekanizmi të artikuluar, në autobusët ngjiteshin rimorkio – tregon Ivajllo Atamjan, i cili është adhurues i autobusëve bullgarë. – Autobusët me rimorkio filluan të prodhohen në vitin 1967 dhe lëvizeshin nëpër rrugët e vendit  deri në mesin e viteve 70-të të shekullit XX. Pas kësaj filluan të prodhohen autobusët e artikuluar, të cilët mund të shihen edhe më sot.

Снимка

Autobusi i parë i artikuluar bullgar u prodhua në vitin 1969. Ai gjithashtu mund të shihet në ekspozitë. Mirëpo, nga ky tip autobusi u prodhuan vetëm 15 dhe ata lëvizeshin në qytetet Ruse, Shumen, Tërgovishte, Pleven. Ata autobusë nuk shfrytëzoheshin në Sofje, sepse për kryeqytet filluan të importojnë autobusë me markën “Ikarus”.

Снимка

Vizituesit mund të shikojnë edhe autobusin e parë me gazë natyror, tramvaj-ndreqës, tramvaji polak “Pesa”, trolejbusi “Ikarus” dhe shumë eksponate të tjera interesante të mjeteve të vjetra dhe moderne transportuese.

Снимка

Një pjesë prej modeleve pas mbylljes së ekspozitës do të shiten. Krahas modeleve ka edhe bileta me vlerë të ndryshme, edhe bileta nga 6 stotinka.

Djemtë nga “Modele të transportit urban” ëndërrojnë të blejnë dhe të rimëkëmbin autobusin e fundit bullgar “Çavdar” B14-20.

Снимка

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “akuarium” – shton Ivajllo Atamjan. – Ai prodhohej nga viti 1980 deri në vitin 1994. Dizajni është fund e krye bullgar dhe autobusi ishte shumë modern për kohën e tij. Dritaret ishin të mëdha me forma interesante. Bullgaria fitoi edhe një konkurs dhe eksportoi për në Athinë afro 200 prej këtyre autobusëve.” Ideja është që mjetet e restauruara udhëtimi të lëvizen nëpër rrugët me qëllim atraksioni.

Снимка

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Desisllava Semkovska, “Modele të transportit urban” dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD

50 vjet nga shpikja bullgare e laserit të avullit të bromurit të bakrit

Më 24 prill, Instituti i Fizikës së Trupit të Ngurtë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shënon solemnisht 50 vjet nga shpikja e laserit të avullit të bromurit të bakrit. Ky laser është një shpikje bullgare, e vënë në punë për herë të parë nga..

botuar më 24-04-24 6.10.PD