Nga Sofja Donald Tusk i dërgoi kritika të ashpra Presidentit amerikan

Foto: BTA

Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi në Sofje se në Samitin BE-Ballkani Perëndimor nesër për herë të parë që prej 15 vitesh liderët e regjionit do të takohen sy më sy me homologët e tyre nga BE-ja. “Duhet të demonstrojmë këtu dhe tani se interesohemi për zhvillimin ekonomik të Ballkanit, sepse kjo është në interes të BE-së dhe qëllimi i samitit në Bullgari është që ta ripohojmë” – tha z. Tusk. Lidhur me taksat doganore kundër prodhuesve evropianë të çelikut dhe aluminit, që gjithashtu është një prej temave të diskutuara në Sofje ai i dërgoi kritika të ashpra Presidentit amerikan Donald Trump. Duke theksuar se një prej motiveve të SHBA-së për të bërë këtë hap është siguria e tyre kombëtare, Tusk komentoi se është absurd që Presidenti amerikan ta konsiderojë Bashkimin Evropian si armik.

Më shumë nga rubrika

BE-ja mund të imponojë sanksione për shfrytëzimin e armës kimike kudo në botë

Në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme në Luksemburg Bullgaria u prezantua nga zëvendës kryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. Këshilli miratoi një regjim të ri të masave kufizuese kundër shfrytëzimit dhe..

botuar më 18-10-15 6.01.MD

Partia Socialiste Bullgare paraqiti votën e tretë të mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Borisov

Partia Socialiste Bullgare paraqiti votën e tretë të mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Borisov, kësaj here për dështim në politikën në fushën e shëndetësisë. Partia Socialiste Bullgare iu kundërvihet qëndrimit të pushtetarëve për reforma, të..

botuar më 18-10-15 4.55.MD

Patriku Neofit shënon ditëlindjen e 73-të në Manastirin e Trojanit

Sot Shenjtëria e Tij Patriku Neofit shënon ditëlindjen e 73-të në Manastirin e Trojanit. Me këtë rast në manastirin ku nisi rrugën e tij të murgut u shërbye një liturgji hyjnore nga mitropoliti më i moshuar Grigorij dhe një shërbesë falënderuese..

botuar më 18-10-15 4.16.MD