Presidenti Radev u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve

Foto: Ani Petrova

Mediat publike mbajnë përgjegjësi para qytetarëve për vendosjen e standardeve profesionale në gazetari dhe për trajtimin e temave me rëndësi sociale në një botë, ku vëzhgohet përqendrim gjithnjë e më i madh i mediave dhe financave. Kjo ishte pozita e përbashkët e Presidentit bullgar Rumen Radev dhe i Drejtorit të Përgjithshëm të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve Noel Curran, të cilët u takuan sot në Presidencë. Në takim morën pjesë gjithashtu Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev dhe Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Kombëtar Bullgar Konstantin Kamenarov. Presidenti Radev theksoi domosdoshmërinë për përmirësimin e legjislacionit të mediave në Bullgari për rritjen e transparencës së mediave dhe financimit të tyre.

Më shumë nga rubrika

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë së Regjistrimit Zornica Daskallova dha dorëheqje

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë së Regjistrimit Zornica Daskallova dha dorëheqje, e cila u pranua nga Ministrja e Drejtësisë Cecka Caçeva. Këtë e bëri të ditur Ministria e Drejtësisë pak pas takimit të Kryeministrit Bojko Borisov me Ministren Caçeva...

botuar më 18-08-17 5.32.MD

12 destinime kulinare dhe të verës e kthejnë Bullgarinë në destinacion tërheqës turistik gjatë tërë vitit

Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova dhe përfaqësues të autoriteteve vendore, të sektorit turistik dhe të atij bujqësor shqyrtuan në një tryezë të rrumbullakët në Burgas një projekt për 12 destinime kulinare dhe të verës. Numri i tyre nuk është..

botuar më 18-08-17 3.44.MD

Filmi bullgar “Aga” mori dekoratën për film më të mirë në festivalin në Sarajevë

Filmi bullgar “Aga” i regjisorit Millko Llazarov fitoi dekoratën për film më të mirë në Festivalin e Filmave në Sarajevë. Juria e festivalit, e kryesuar nga regjisori iranian Asgar Faradi, ia dha çmimin “Zemra e Sarajevës” për film më të mirë,..

botuar më 18-08-17 2.46.MD