Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marija Gabriell dorëzoi çmimin “Madam djo Stall” për kontribut ndaj vlerave kulturore të Evropsë

Foto: BTA

Akademia Bullgare e Shkencave ishte organizatore e Mbledhjes së 19-të të Përgjithshme të Federatës së të gjitha Akademive Evropiane (ALLEA – All European Academies). Ajo u shoqërua me një simpozium shkencor me temë: “Shkenca në kohën e sfidës ndaj besimit dhe përvojës”.

U diskutuan probleme fondamentale si besimi te ekspertiza dhe faktet shkencore, roli i shkencës në marrjen e vendimeve e kështu me radhë. U mbajt dhe konferenca “Teza shkencore për politikën e akademive evropiane”. Ato veprimtari janë pjesë e kalendarit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.

Në një ceremoni të rastit komisionaria evropiane e ekonomisë dhe e shoqërisë digjitale Marija Gabriell dorëzoi çmimin “Madam djo Stall”. Dekorata jepet çdo vit nga Federata e Akademive Evropiane për kontribut në vlerat kulturore të Evropës dhe në përkrahje të idesë së integrimit evropian. Mbajtëse e çmimit për vitin 2018 u bë profesoresha Andrea Petjo nga Universiteti Qendror Evropian në Budapest të Hungarisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD

PE vendosi: E drejta e abortit duhet të bëhet pjesë e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së

Përfshirja e të drejtës së abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së – këtë e mbështeti shumica në Parlamentin Evropian dhe tregoi një përgjigje vendimtare ndaj sulmeve në rritje ndaj grave dhe të drejtave të tyre nga e djathta ekstreme..

botuar më 24-04-24 2.37.MD
At Aleksandër Çëkërëk

Ajo që u krijua nga At Aleksandër Çëkërëk në Edrene po jep fryte

Para shpërthimit të Luftës Ballkanike 1912-1913, bullgarët në rajonin e Trakisë së Edrenesë numëronin 410 724 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të atëhershme të Bullgarisë. Me marrjen e kalasë së Edrenesë më 26 mars 1913,..

botuar më 24-04-24 7.10.PD