Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta e vetme të cilën ia vlen të zhvillojmë është ajo kundër injorancës

БНР Новини
Zahari Karabashliev dhe kryetari i jurisë Vlladimir Zarev në ceremoninë e dorëzimit të çmimit.

Fondi Kombëtar i Dhurimit “13 shekuj Bullgaria” shpalli nominimet dhe çmimin kombëtar letrar për roman bullgar të vitit. Ceremonia u zhvillua në Pallatin Kombëtar të Kulturës.

Kryetar i jurisë ishte shkrimtari i njohur Vlladimir Zarev. Në fjalinë e rastit ai vlerësoi lartë zhvillimin e romanit bullgar si një lexim epik, me vijë të fortë të subjektit, me karaktere të forta dhe probleme karakteristike të epokës për të cilën shkruhet:

Gjinia epike, e cila kërkon kohë, përkushtim, gjuhë të pasur, tregim të shtruar dhe interesant dhe jo në vend të fundit talent, grumbullon një energji dhe përvojë, pushton një territor gjithnjë e më të gjerë në letërsinë moderne. Romani padyshim është ndër leximet më interesante dhe më të kërkuara. Dhe një dëshmi për këtë janë titujt e shumtë bullgarë që dolën në tregun e librave kohët e fundit” – theksoi Zarev.

СнимкаÇmimin e mori romani “Havra” të Zahari Karabashlievit. Kjo është një vepër origjinale me dy tema. E para ka të bëjë me jetën e sotme. Pas viteve të kaluara në Amerikë dhe pas disfatave të shumta një bullgar kthehet në qytetin e lindjes për varrimin e të atit, i vdekur në një aksident. Mirëpo, qëndrimi i shkurtër kthehet në një hetim të rrezikshëm, i cili e tërhoqi në një rrjet të errët interesash. Për librin e vet dhe për problemet e kohës, në të cilën jetojmë, shkrimtari Zahari Karabashliev tha:

Ky nuk është një roman konformist, ky nuk është një roman i cili kënaq të gjitha kërkesat, ky nuk është një roman, i krijuar sipas kanuneve të shkrimit të drejtë, si të thuash. Ky është një roman, të cilin e shkrova tani në këtë moment. Po flasim për luftë – hibride, të ftohtë, të ngrohtë. Mirëpo lufta e vetme, e cila meriton të zhvillojmë tani është ajo kundër injorancës.

Tema tjetër e romanit “Havra” e cila formon vijën e tij të dytë daton që para një shekulli të gjysmë. Ky është një tregim për dashurinë e një aristokrateje ruse me një gazetar amerikan. Ai ia përkushtoi jetën kauzës së çlirimit të popullit bullgar nga Perandoria Turke. Prototipi i tij është gazetari i njohur amerikan Xhenjariës Makgahan, i cili në periudhën e viteve 1876-1878 realizoi reportazhe tronditëse për Kryengritjen e muajit Prill në Bullgari kundër robëruesve turk dhe për Luftën Çlirimtare Ruso-Turke. Ai vdiq nga tifo pas fitores, më 9 qershor të vitit 1878 në Stamboll. Mirëpo, pse shkrimtari e shfrytëzoi këtë subjekt historik në romanin e tij? Vallë, a mungon diçka në kohën e sotme, diçka në të vërtetë e denjë dhe e bukur? Këtyre pyetjeve të Radio Bullgarisë Zahari Karabashliev iu përgjigj ashtu:

Na mungon kauza e madhe, për të cilën është shumë lehtë të luftojmë, në se ajo ekziston. Tani ka shumë kauza të vogla, shumë gjëra të vogla të cilat thithin nga energjia jonë. Mirëpo ideja e madhe e cila meriton të vdesësh në barrikadat, mungon.

Juria shqyrtoi 34 romanë, prej të cilëve zgjodhi 6 vepra me subjekte të ndryshme. Sipas kryetarit Vlladimir Zarev secila prej këtyre librave mund të ishte fituese në konkurs. Ai tha, se vepra tjetër e rëndësishme ishte romani “Çamkoria” me autor Milen Ruskov. Tema e këtij romani fund e krye është historike. Autori rikrijon luftërat e brendshme në Bullgari gjatë viteve 20-të të shekullit XX. Kjo është një kohë plotë kthesa, kryengritje, akte të tmerrshme terroriste, vrasje politike, grusht shtete. Sipas autorit epoka karakterizohej me një luftë, në të cilën nuk kishte as të mirë, as të keq.

Ndër librat e dalluar është edhe “Të padukshëm” – një roman nga Natalija Deleva. Autorja jeton në Britaninë e Madhe dhe shkruan veprat e saj në gjuhën bullgare. “Ky është një roman për të padukshmit, për ata, pranë të cilëve kalojmë pa të vëmë re... Mirëpo, ata janë pjesë e indit tonë social” – tha gazetari Mitko Novkov duke prezantuar librin.

Akutale për nga tema është edhe libri i Angell Igovit “Thërrmijë fine pluhuri”. “Desha të krijoj një libër i cili të jetë për jetën tonë këtu dhe tani, për gjërat të cilat na rrethojnë, për atë që ndodh” – kështu autori e prezantoi librin e vet.

Është serioz por plotë vërejtje satirike romani “Makinë varrimi, dy rinoqerontë” nga shkrimtari i ri Petër Krumov. Sipas autorit në roman tregohet për një nëpunës nga Agjencia e Regjistrimit, por ai vet ka vështirësi të regjistrohet në jetën e vet.

Romani “Rruga drejt Tivës” nga Janica Radeva përbën një lexim të ri të mitit të lashtë plotë simbole për Edipin. Ka edhe lidhje me ditët tona, gjë që vjen të sugjerojë se figura e Edipit është aktuale për çdo kohë dhe për çdo shoqëri.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD