Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Banka Popullore Bullgare pret që hyrja në ERM-2 t’i stimulojë reformat në Bullgari

Foto: BTA

Procesi i aderimit në eurozonë, i cili filloi me pjesëmarrjen në të ashtuquajturën “sallë pritjeje”, do të jetë katalizator i reformave në Bullgari dhe do të ndikojë favorshëm mbi ekonomi, pavarësisht nëse vendi është në bashkimin valutor, ose do të mbetet jashtë tij. Ky është mendimi i shefit të Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev i shprehur në botimin “Investitori Publik Botëror” (Global Public Investor) të Forumit Zyrtar të Institucioneve Monetare dhe Financiare (OMFIF), bëri të ditur Banka Popullore Bullgare. “Vetë udhëtimi është kaq i rëndësishëm, sa edhe arritja e qëllimit përfundimtar”, mendon Radev. Ai vë në dukje se Bullgaria shënon tregues të mirë makroekonomikë – mbi dy dekada stabilitet monetar, kurs valutor i fiksuar ndaj euros, këmbimi i levës është fiksuar ndaj euros dhe Këshilli Monetar është i qëndrueshëm si në kohëra të mira, ashtu dhe në kohëra të vështira, madje gjatë krizës në vitin 2008. Bullgaria në përgjithësi mirëmban një buxhet të balancuar dhe është e njohur për raportin më të ulët borxh/PBB në BE. Sektori bankar është i shëndoshë” – shënon shefi i Bankës Qendrore. Prandaj, sipas Radevit, është logjikshëm që të pritet që “një vend me përvojë të tillë të mos ndalohet, por të përshëndetet ecja e saj në rrugën drejt eurozonës nëpërmjet pjesëmarrjes së levës në ERM II.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 prillin 2024

Gjatë natës vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen deri në kthjellime kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit, ndërsa në pjesën lindore do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në Sofje -..

botuar më 24-04-25 7.35.MD

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike shtyhet me një vit

Parlamenti shtyu përfundimisht liberalizimin e tregut të energjisë për një vit, duke filluar nga 1 korriku. Vendimi është marrë me 152 vota "pro" - të GERB-SDS, DPS, "Vëzrazhdane", "BSP për Bullgarinë" dhe ITN. 35 deputetë nga PP-DB abstenuan dhe..

botuar më 24-04-25 4.33.MD

Minatorët bllokuan qendrën e Sofjes kundër liberalizimit të energjisë elektrike dhe ndërprerjeve

Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe..

botuar më 24-04-25 2.22.MD