Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Festa shope – 2018” në qytetin Elin Pelin

Çdo gjë që vjen nga Evropa, është nga rrethi i shopllëkut

БНР Новини
Foto: arkiv

“Afirmimi i traditës” është motoja e sivjetshme e edicionit të 49 të “Festave të shopëve” në qytetin Elin Pelin. Ngjarja është emblematike për kalendarin kulturor të qytetit, por dhe për jetën sociale të banuesve dhe të miqve, në dëshirën e tyre bashkë të përjetojnë gëzimin nga hareja e përbashkët. Krahina e Elin Pelinit është një qendër e ruajtur e identitetit shop dhe e traditës së tyre. Banuesit e kësaj krahine janë shumë të fortë nga ana shpirtërore, ata i duan këngët e veta vendase, muzikën, vallet , traditat. Janë të njohur për dashurinë e tyre ndaj punës, për këmbënguljen, bile për inatin që kanë si dhe për mendjen e mprehtë, por dhe për ndjenjën për bukuri, e cila duket në këngët, në vallet dhe veshjet popullore . Ata e ruajnë amanetin e shkrimtarit Elin Pelin, emrin e të cilit me krenari e mban qyteti. “Këngët janë për këtë – të të nxjerrin nga e vërteta, që të mund të kuptosh, se je njeri”. Karakteri i shopit vështirë i nënshtrohet përshkrimit. I paparashikueshëm në veprimet e veta shpesh ai është tallës, kurse mjeshtëria e tij të mund ti përqesh të tjerët, por dhe veten e vet, është një shenjë për një pjekuri shpirtërore dhe gjerësi. Pa e humbur ndjenjën e vet për humor dhe dëshirën e vet për të dëfryer, banuesit e kësaj krahine i festojnë “Festat e shopëve” një javë të tërë. Sivjet programet festive fillojnë nga data 28 maj dhe vazhdojnë deri më 3 qershor. Hollësi tregon kryetari i bashkisë i qytetit - docenti Ivajllo Simeonov:

"Festat e shopëve janë ndër festat me më shumë ngjyrë, dhe janë të lidhura me traditën dhe ruajnë frymën e anës bullgare. Për vit të tretë të radhës mbështetemi kryesisht mbi traditat dhe me moton tonë. Festa fillon në ditën e festës “Shpirti i Shenjtë”, kur mblidhen që të gjithë fiset nga qyteti në “Kishë”, ku prifti shërben një ceremoni me ujë të bekuar për shëndet . Bëjmë dhe kurban. Aty gjendet vendi, ku është themeluar qyteza Novosellci. Në këtë ditë mblidhemi nga vendet e afërta dhe të largëta në Bullgari dhe jashtë saj. Ky është fillimi i festave të shopëve, të cilat vazhdojnë një javë të tërë në forma të ndryshme: aktivitete sportive, kafene letrare, në të cilat marrin pjesë shkrimtarë vendas. Prej tyre tanimë ka 6 përmbledhje vjershash të botuara, gjë e cila është krenaria jonë. Qyteti Elin Pelin ndonëse është një qytet i vogël, ka arritje mjaft të mëdha sportive, më në veçanti mes të rinjve, nga mosha 8-12 vjeç – kampionë botërorë dhe evropianë në gjimnastikë, not, në atletikë të lehtë. Në parkun e qytetit do të zhvillohet dhe festivali me titull “Elin Pelin kërkon talent” me mysafir të posaçëm Niki Aprillovin. Orkestra jonë frymore “Stefan Stefanov” është mes më të autoritetshmeve në vend. Pika kulmore e festave janë gjatë ditës së premte, të shtunën dhe të dielën. Do të kemi miq nga qytetet tona të vëllazëruara në Serbi, Rusi, Bosnja dhe Hercegovina. Mundohemi të zhvillojmë traditën, të cilën e kemi ruajtur, si dhe ajo të jetë e njohur nga qytetet tonë të vëllazëruara . Kurse fëmijët e njohin njëri-tjetrin dhe komunikojnë midis tyre – gjithë këta faktorë për paqe në Ballkan dhe një jetë më të lumtur. Gjatë 3 ditëve të fundit /1-3 qershor/ do të paraqiten grupet tonë folklorike, po kështu “Ansambli i Shopëve” – një nga ansamblet emblematike për vendin. Do të marrin pjesë dhe shumë fëmijë. Kemi parashikuar dhe një ekspozitë kulinare me titull “Gjellët e shopit”. Do të marrin pjesë dhe prodhues vendas të produkteve të qumështit, të sallameve dhe të rakisë. Jam i bindur se në këto ditë në qytetin Elin Pelin do të ketë shumë miq. Ideja jonë është që të tregojmë traditën në një mënyrë moderne, por me një vështrim ndaj së kaluarës dhe anës autentike, të cilën e kemi ruajtur. Do të gëzohem që sa më shumë njerëz të mund të afrohen deri tek bukuria e folklorit shop."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD