Asen Zidarov – Radio Bullgaria, dashuria ime...

Autor:

Që nga fillimi i vet para 82 vjetësh deri më sot, Radio Bullgaria i mbetet besnike misionit të saj – të prezantojë një imazh pak më të ndryshëm, por krejtësisht të vlertët të shtetit tonë para botës. Tematikat e shumta dhe specifikat e gjuhës bullgare e bëjnë përkthimin e artikujve në 9 gjuhët e huaja, një sfidë të veçantë. Por kjo në asnjë mënyrë nuk i pengon kolegët tanë përkthyes, të cilët arrijnë të përballojnë çdo tekst, pavarësisht nga tema apo stili i shkrimit. Përkthimet janë me cilësi të lartë dhe kështu ka qenë që nga fillimi. Dëshmi për profesionalizmin e redaksive të gjuhëve të huaja janë disa nga personat që i kanë përkushtuar një pjesë të madhe të jetës së tyre Radio Bullgarisë. Ndër tyre është Petër Uvaliev, Xhoko Rosiç, Krëstan Djankov. Për të gjithë ata puna në redaksitë e gjuhëve të huaja të Radios Kombëtare Bullgare ka qenë një privilegj, për të cilin tregojnë me ndjenja të mira në kujtimet dhe në intervistat, që ruhen në “Fondin e Artë” të BNR-së, siç është e njohur Arkivi i radios.  Arsyeja për të kujtuar për këta persona-emblema të kulturës bullgare është takimi me akoma një “zë të artë” që e ka pasur kënaqësinë të punonte me ta – Asen Zidarov. Përveç si përkthyes shumëvjeçar dhe folës në Redaksinë e gjuhës franceze, Asen ka mbetur në kujtimet e kolegëve të tij si “Çiklisti”. Llogaria e bërë nga ai është 140 mijë kilometra për kohën, kur ka ecur aktivisht me biçikletë – përfshin këtu dhe tri xhirot e Çekisë të bërë bashkë me të bijën. Por pasioni më i madh i tij përgjithmonë mbetet puna në Radio Bullgarinë. Ja se çfarë kujton ai për këtë periudhë të jetës së tij:

“Dua të them se jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë se intervista që e jap është pikërisht për Radio Bullgarinë. Sepse tërë karriera ime profesionale ka kaluar atje. . Pak janë njerëzit, të cilët gjatë tërë jetës së tyre profesionale kanë punuar vetëm në një vend. Në Redaksinë e gjuhës franceze punoja 39 vjet dhe kujtimet e mia të asaj kohe janë të shkëlqyeshme. Përveç se isha përkthyes dhe folës, kam bërë dhe disa qindra intervista. Kisha një rubrikë të vet me titull “Sofja – dashuria ime”, e cila u pëlqente shumë dëgjuesve tanë nga Franca dhe Belgjika. Ajo përfshinte reportazhe nga vende të ndryshme të kryeqytetit. Një nga më të suksesshmet u ishte kushtuar muzikantëve të rrugës. I përshkoja rrugët ditë të tëra, incizoja ekzekutimet e muzikantëve të rrugës, bëja intervista me ta, pastaj i përktheja në gjuhën franceze dhe i përgatitja për transmetim. Në program kishte të paktën dhjetë ekzekutime të muzikantëve të ndryshëm. Disa nga transmetimet u ishin kushtuar rrugëve të mia më të preferuara. Më kujtohet një nga transmetimet që u bë shumë poetike dhe i ishte kushtuar rrugës “Mbreti Ivan Shishman”. Prezantova në të se si zgjohet qyteti, si shfaqen kalimtarët e parë”.

„Puthja”

Shkaku për takimin tonë është ekspozita fotografike e Asen Zidarovit në Shtëpinë e Kinemasë në kryeqytet. Ajo do të mund të shihet atje deri më 7 qershor dhe titulli i saj është “Fantazitë fotografike” – ai me siguri provokon vëmendjen e publikut, por megjithatë njerëzit mbeten të papërgatitur për atë që shikojnë në të. Fotografimi është pasioni i fundit i Asen Zidarovit. Mjeshtëria dhe puna e bërë për secilin kuadër i gjallërojnë objektet, të cilat çdo ditë janë rreth nesh, por zakonisht mbeten të padukshme në jetën tonë të përditshme, plot angazhime.

„I dërguari”

Interesantja është se fotografitë u ngjajnë më shumë pikturave dhe pavarësisht nga kjo pothuajse mungon përpunim kompjuterik mbi to. Aseni rrallë qëndron para kompjuterit për shkak të problemeve me të parit. Pavarësisht nga to ai nuk heq dorë nga fotografimi dhe është i lumtur se tërë jetën merret me gjërat, të cilat i pëlqen më shumë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Bashkia e Kryeqytetit do të stimulojë artin bashkëkohor në kuadrin e një programi të ri

Programi i ri “Jashtë”, i cili është përfshirë në strategjinë “Sofja – kryeqyteti i krijimtarisë”, do të ndihmojë prezantimin e veprave të artit në hapësirat publike, informuan nga Bashkia e Kryeqytetit. Në vitin 2019 do të fillojë përkrahja për..

botuar më 18-08-16 12.52.MD
Bojan Radev

Galeria kombëtare prezanton kryevepra bullgare me shpirt olimpik

Një ekspozitë e madhe dhe mbresëlënëse u hap në “Pallatin” e Galerisë kombëtare. Ky është në të vërtetë pallati i parë i princave bullgarë (Aleksandër Batenberg dhe Ferdinand) pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878. Tani një pjesë prej sallave..

botuar më 18-08-12 12.25.MD

Mario Zhekov – piktori i frymëzuar nga deti

Piktori e ka zhvendosur studion e tij në breg të detit, ku ka kapur “humorin” e detit dhe lojën e diellit mbi pasqyrën e rrafshët të sipërfaqes së ujit. Dhe gjithmonë është frymëzuar nga loja e dritës, të cilën dallgët e kanë lëkundur në një..

botuar më 18-08-11 10.45.PD