Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrjetet sociale – një trampolinë drejt majave për muzikantët e rinj

БНР Новини

Mungesa e specialistëve, si dhe mungesa e motivacionit për mësim në degë të caktuara, është një problem, i cili po bëhet gjithnjë e më i ndjeshëm. Shkaku për këtë është se pavarësisht nga rëndësia e tyre, aftësitë, të cilat i fitojnë studentët, për shembull në specialitetin e  inxhinierisë, mbeten në praktikë  të pazbatueshme për shkak të pamundësisë të gjejnë punë. Ky qe një nga konkluzionet e konferencës “Arsimi dhe menaxhimi muzikor– qasje inovative”, organizuar nga Asociacioni bullgar të punëdhënësve  në fushën e kulturës, e cila u zhvillua në Akademinë Kombëtare Muzikore në Sofje.

Sipas fjalëve të Miglena Nikiforovës – eksperte në “Agjencinë Kombëtare për arsim dhe trajnim” aktualisht po shqyrtohen ndryshime në Ligjin për arsimin dhe trajnimin profesional, një prej të cilave është lidhur me hartimin e një liste me profesionet, në të cilat ka mangësi të kuadrove. Ajo do të mund të aktualizohet çdo vit, kurse bashkë me këtë do të vazhdojë dhe puna mbi krijimin e një regjistri special të profesioneve “të mbrojtura”. Arsyeja për këtë diskutim ishte prezantimi i projektit Ndërkombëtar Live Skills, i cili zhvillohet në kuadrin e programit “Erasmus+”.

Ky projekt bashkon përpjekjet e përfaqësuesve prej 4 vendeve në emër të kësaj të krijohen programe inovative, të cilat të ndihmojnë arsimin në shkollën e mesme, arsimin profesional në fushën e arteve dhe të mediat audio-vizuale, sqaron Momçill Gjeorgjiev, sekretar i përgjithshëm i Asociacionit Bullgar të punëdhënësve  në fushën e kulturës. Do të krijohen programe të reja, të cilat do të shtohen ndaj atyre të deritanishme, të lidhura me punën në mjedisin digjital dhe në sipërmarrësinë kulturore. Programet janë bërë në bazë të standardeve të çdo një prej vendeve, të cilat marrin pjesë-Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Britania e Madhe.“

Momçill Gjeorgjiev parashikon krijimin e 3 programeve të reja mësimore për shkollat muzikore në drejtimet e dizajnit të zërit dhe video-instalimit. Në këtë mënyrë, akoma duke qenë nxënës, muzikantët e ardhshëm do të mund të njihen me tendencat më të reja në të dyja fushat, të cilat janë me rëndësi të veçantë për realizimin e tyre të ardhshëm. Një aspekt tjetër është roli gjithnjë e më i vogël, të cilin e kanë ndërmjetësit  në afirmimin e interpretuesve të rinj. Një kontribut të madh për këtë kanë rrjetet sociale. Me qenë se me një profil ose faqe, artistët e rinj muzikor arrijnë deri në milionë përdorues  në të gjithë botën dhe grumbullojnë popullaritet për orë të numëruara. Shumë shpesh për të qenë në qendër të vëmendjes, nuk u janë të domosdoshme aftësi të zërit, me qenë se çdo tingull nga këngët e tyre mund të përpunohet me ndihmën e programeve të posaçme. Kështu vetëm për disa ditë këngëtari është gati të pushtojë zemrat e fansave të vet, për të cilët jo rrallë bile cilësia nuk është me rëndësi. Fakti se e shkarkojnë muzikën e tyre të preferuar nga interneti në formatin MP3, tregon se  kriteret e tyre për cilësinë e tingullit janë mjaft të ulura. Ky problem nuk do të zhduket as nesër, as pas 10 ose 20 vjetëve, por kjo nuk duhet t’i detyrojë ata, të cilët merren me krijimin e muzikës së vlefshme të heqin dorë nga ajo. Të jesh producent i krijimtarisë sate personale është gjë e vështirë dhe kërkon shumë punë dhe privime, por një gjë është e sigurt – e ke lirinë të shprehësh veten tënde, kështu siç ti vetë e dëshiron.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: live-skills.eu dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Në shumë vera" - koncert i Korit të Dhomës së Sofjes "Vasill Arnaudov"

Në vitin 2024, Shtëpia e Kulturës e Institutit Kulturor Komunal "Sredec" në Sofje feston 50 vjet nga themelimi i saj - rast që stafi i Shtëpisë po e shënon me një sërë ngjarjesh. Ndër to është edhe koncerti i Korit të Dhomës të Sofjes “Vasill..

botuar më 24-04-25 8.10.PD

“Përralla" e grupit P.I.F. me një version të ri

Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të..

botuar më 24-04-24 8.10.PD

Kënga e lidh të renë Viktoria Asenova me autorë të hiteve në Itali

Kur një person zbulon talentin brenda vetes, asgjë nuk mund ta ndalojë atë të zhvillohet dhe të ndjekë rrugën e ëndrrave të tij. Dhuntinë e të kënduarit dhe të interpretuarit në skenë e ka këngëtarja e re Viktoria Asenova. Ajo filloi të merret me..

botuar më 24-04-21 12.45.MD