Në Gjirin e Burgasit do të zhvillohet një garë për Windsurfing në fund të javës

Foto: bulsaf.bg

Klubi i Windsurfingut – Burgas, me përkrahjen e Bashkisë së Burgasit, organizon një garë verore, e cila do të zhvillohet më 9 dhe 10 qershor në akuatorinë e Gjirit të Burgasit. Parashikohet që gara të startojë në orën 14.00. Në garë do të përfshihen pjesëmarrës nga qytete të ndryshme. Qyteti Burgas disponon kushte të shkëlqyeshme për zhvillimin e Windsurfingut - mot me diell, erë e përshtatshme dhe një gji i bukur.