Studiuesit e Antarktidës paraqitën arritjet e tyre në Pragë

Foto: BGNES

Instituti Kulturor Bullgar në Pragë dhe Instituti Antarktik Bullgar në partneritet me Fondacionin Antarktik Çek paraqitën projektin “Antarktida – dashuria e akullt”. Ai u është kushtuar 25 ekspeditave antarktike bullgare.

Prof. Hristo Pimpirev e njohu auditorin me disa histori interesante nga libri i tij në dy gjuhë (në bullgarisht dhe anglisht) “Antarktida – Jugu i ftohtë”. Ai tregon për punën e vet të përditshme dhe për punën e shkencëtarëve bullgarë në ishullin Livingston. Gergana Llapteva, pjesëmarrëse në shtatë ekspedita antarktike, paraqiti almanakun “Toka e panjohur jugore” – “Terra Australis Incognita”, ku janë botuar shumica e hartave gjeografike të Antarktidës që nga Mesjeta e deri më sot.

Në aktivitet ishin të pranishëm Tanja Asenova – sekretare në Ambasadën bullgare në Pragë, si dhe prof. Dushan Jamni – drejtor i Fondacionit Antarktik Çek. Prof. Pimpirev u dorëzoi çmime të posaçme studentëve të shquar bullgar në lëmin e gjuhës bullgare, të cilët bëjnë studime në Universitetin e Karlit në Pragë dhe në Universitetin e Masarikut në Brno. Ekspozita kushtuar temave të projektit mund të shikohet deri në fund të muajit qershor në godinën e Institutit Kulturor Bullgar në Pragë.

Më shumë nga rubrika

Vizitoni Festën e Gështenjës në fshatin Brezhani

20 tetori është një festë e posaçme në fshatin e rrethit të Simitlisë Brezhani. Bëhet fjalë për festën e njohur të gështenjës. Këtë vit për të nëntën herë me radhë shoqata “Njerëzit dhe traditat” bashkë me banorët e fshatit e organizojnë këtë festë të..

botuar më 18-10-20 10.05.PD

Nadja Kozhuharova: Pa dënime të rënda nuk do ta kufizojmë trafikun dhe eksploatimin e njerëzve

Gjithnjë e më shpesh e quajnë trafikun e njerëzve “robëri bashkëkohore”. Me rastin e 18 tetorit, ditës ndërkombëtare për luftimin e trafikimit të njerëzve në OKB konstatojnë me shqetësim të madh se eksploatimi në rritje – kryesisht ndër..

botuar më 18-10-18 2.30.MD

Çavdar Çotov – mjeshtri i biçikletave të personalizuara

A e mbani mend historinë për Princin e Vogël, i cili mësoi nga dhelpra ç’do të thotë të lidhesh me dikë. “Për mua ti aktualisht je vetëm një djalë, i cili u ngjan qindra djemve të tjerë. Dhe unë nuk kam nevojë për ty. Dhe ti nuk ke nevojë për mua...

botuar më 18-10-16 3.44.MD