Në Ohio të SHBA-së zhvillohet një festival për nder të MacGahanit, i cili ka bërë shumë për çlirimin e Bullgarisë nga robëria osmane

Foto: arkiv

Për të 40-in vit me radhë në New Lexington, një qytet i vogël në zemrën e shtetit Ohio të SHBA-së, zhvillohet një festival për nder të gazetarit të madh amerikan Januarius MacGahan, i cili ka kontribuuar shumë për çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha pesëshekullore turke dhe e ka dhënë jetën e vet për këtë kauzë.

Ai e ka filluar karrierën e vet si korrespondent ushtarak në Francë. Në vitin 1876 Januarius MacGahan shkroi për gazetën e Londrës “Daily News” një sërë reportazhesh nga Bullgaria pas shuarjes së Kryengritjes së Prillit. Ai e vizitoi qytetin Batak, ku u krye një prej masakrave më të mëdha të banorëve civilë. Gazetari publikoi një artikull tronditës për fatin tragjik të heroinës bullgare Rajna Knjagjinja, të torturuar nga robëruesit. Publikimet e tij e tronditën tërë botën, kryesisht Britaninë e Madhe, ku qeveria e mirëmbante tërësinë e Perandorisë Osmane, por opinioni publik e përkrahu kauzën bullgare. Gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke MacGahan përsëri ishte ekspert ushtarak. Ai shkruante për mbrojtjen heroike të Grykës së Malit të Shipkës nga rusët dhe bullgarët, ku ishte kulmi i luftës. Ai arriti deri në Stambollin e sotëm dhe u bë viktimë e epidemisë së tifos, një sëmundje që ishte përhapur në ushtrinë fituese ruse.

Festivali i parë për nder të Makgahanit u organizua me rastin e përvjetorit të 100 të vdekjes së tij në vitin 1978. Deri atëherë gazetari  ishte pak i njohur në qytetin e tij të lindjes, megjithëse në autostradën para qytetit është vendosur mbishkrimi “Afër është vendlindja e Makgahanit, luftëtar për çlirimin e Bullgarisë.” Para 40 vitesh një grup amerikanësh me origjinë bullgare, banorë të Clevelandit ndërmorën iniciativën dhe arritën të marrin përkrahjen e shoqërisë vendase për organizimin e një festivali vjetor në kujtim të gazetarit. Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në SHBA Tihomir Stojçev ishte mysafir nderi në këtë edicion jubilar të festivalit.

Më shumë nga rubrika
Kamaret ndodhen në lartësi deri më 50 m. mbi tokë.

Misteret shkëmbore prej kohërave të lashta pranë fshatit Dëzhdovnica

Në pjesën lindore të malit të Rodopeve dhe kryesisht përgjatë rrjedhjes së lumit Arda, shumë kamare të gdhendura në shkëmbinj, tashmë një shekull tërheqin vëmendjen e arkeologëve dhe kërkuesve-amatorë. Pavarësisht nga kjo ato akoma fshehin shumë..

botuar më 18-06-10 3.05.MD
Manastiri “Shpërfytyrimi i Zotit”

Trashëgimia arkitekturore e mjeshtrit të parë Koljo Fiçeto

Kisha “Trinia e Shenjtë” në qytetin Svishtov, ura mbi lumin Drjanovska në qytetin Drjanovo, kisha “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” dhe Shtëpia me majmunin në qytetin Tërnovo, një pjesë nga manastiri “Shndërrimi i Zotit” (bashkë me kambanoren), ura..

botuar më 18-06-09 1.15.MD

Manastiri i Zhabljanos “Shën Joan Pagëzori” – një jetë kushtuar punës dhe Zotit

Manastiri i Zhabljanos “Shën Joan Pagëzori” ndodhet në malin Konjavska, jo larg fshatit Zhabljano. Atje murgjit e nxjerrin vetë bukën e gojës, ashtu siç është shkruar në Bibël: “njeriu ta nxjerrë bukën e gojës me punë”. Nuk ka datë të saktë të..

botuar më 18-06-03 10.50.PD