Filloi festivali “Teatri Botëror në Sofje”

Foto: worldtheatreinsofia.wordpress.com

Filloi edicioni 12 i festivalit “Teatri Botëror në Sofje”. Sivjet janë parashikuar spektakle nga Gjermania, Franca, Italia, Çekia, Rusia dhe Britania e Madhe.

Festivali u hap me pjesën “Hakanai” – një 3D udhëtim midis imagjinatës dhe realitetit. Në japonisht hakanai do të thotë “të përkohshëm, “të kalueshëm”. Koreografia interpretohet në një kub të posaçëm, i cili shndërrohet në një mjedis të imazheve të lëvizshme, të krijuara në kohë reale në dialog midis lëvizjes së trupit të njeriut, muzikës dhe teknologjive digjitale.

“Teatri botëror në Sofje” sivjet e vë theksin mbi paraqitjen e ndryshme të teatrit dramatik. Zhvillimi i teknologjive të reja, si projektime satelitore dhe online streaming, siguron akses te disa shfaqje “të palëvizshme”. Në saje të këtyre teknologjive shikuesit bullgarë në Sofje dhe Varna do të mund të shohin një prej shfaqjeve më të mira teatrale gjatë tri stinëve të fundit – një lexim origjinal të pjesës klasike të Çehovit “Tri motra” me regji të Timofej Kuljabinit, që është quajtur “vunderkindi i teatrit të ri rus”.

“Teatri botëror në Sofje” është pjesë e Kalendarit të Aktiviteteve Kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit të vitit 2018.

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri -një nga figurat më të shquara në artin figurativ bullgar

Pikturat e Vlladimir Dimitrov –Mjeshtrit është e pamundur  që të ngatërrohen me krijime të ndonjë piktori tjetër. Kaq origjinale janë, të ndritshme dhe mbresëlënëse, saqë le një kujtim të qëndrueshëm në vetëdije. Shumë karakteristike janë imazhet e..

botuar më 19-06-23 9.05.PD

Salloni i artit naiv dhe intuitiv në Bellogradçik

Veprat e piktorëve, të cilët kanë lënë mbi kanavacën pikturat më të pastra dhe pastorale të fëmijërisë së tyre, po zbukurojnë muret e Sallonit të parë në Bullgari për art naiv dhe intuitiv. Koleksioni ndodhet në dy katet e galerisë së arteve në..

botuar më 19-06-21 3.15.MD
Ibrahim nga Ribnovo

Valerij Poshtarov: Fotografia mund ta detyrojë kohën të ndalojë

“ Gjithmonë kam menduar se fotografia mund të krahasohet me poezinë. Ajo është poezia e arteve vizuale, sepse tek ajo nuk ka dhe kaq shumë teknikë. Tek ajo je i liruar nga kushtëzimet e shumta, të cilat i zbulojmë në gjini të tjeratë arteve vizuale. Aty..

botuar më 19-06-19 12.49.MD