Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festë e Suxhukut të Gorna Orjahovicës

Foto: veliko-tarnovo.net

Për të 12-ën herë me radhë qyteti Gorna Orjahovica është mikpritës i Festës së Suxhukut të Gorna Orjahovicës.

Rrënjat e prodhimit të tij na kthejnë dy shekuj në të kaluarën. Ka një shaka për këtë meze të njohur të Gorna Orjahovicës: Vonë pasdreke në fund të shekullit të XIX një grup bullgarësh shëtitnin me një mik nga Anglia.  Të gjitha shtëpitë ishin tymosur dhe mysafiri i huaj tha me entuziazëm: “O, ju tashmë keni industri të zhvilluar!” “Jo, nuk është kështu – iu përgjigjën bullgarët – të gjithë banorët e përgatitin suxhukun në skarë për mezenë e rakisë në mbrëmje.”

Kohërat ndryshojnë, birra deri diku e zëvendësoi rakinë, por Suxhuku i Gorna Orjahovicës po vazhdon të gëzojë një famë të madhe në Bullgari dhe jo vetëm. Ai është produkti i parë bullgar i regjistruar në Regjistrin Evropian të Emrave të Mbrojtur të Prejardhjes dhe të Emrave të Mbrojtur Gjeografikë. Në Muzeun Historik të Qytetit ndodhet e vetmja ekspozitë në Bullgari “Suxhuku i Gorna Orjahovicës”, e cila po e ndjek zhvillimin e prodhimitt të suxhukut që nga vetë fillimi deri më sot e kësaj dite.

Sipas statistikës gjatë 9 viteve të para Festa e Suxhukut të Gorna Orjahovicës është vizituar nga mbi 50 000 veta, janë ngrënë afro 10 tonë suxhuk dhe janë pirë rreth 30 litra birrë. Edhe sivjet ka shumë miq, kurse programi përsëri është shumë i pasur: muzikë e bukur, demonstrime kulinare, lojëra, befasime dhe dëfrime.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qytetarët në Bullgari tashmë mund të informohen në lidhje me parashikimet për ndotjen e ajrit

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë (NIMH) kanë krijuar një faqe ku përdoruesit mund të shohin parashikimin e ndotjes së ajrit me grimcat e imta të pluhurit. Cilësia e ajrit atmosferik në Bullgari vazhdon të jetë një..

botuar më 24-03-24 9.15.PD

Bashkia e Burgasit ofron informacione dhe shërbime të dobishme në një mjedis online

Portofoli dixhital i autoritetit lokal në Burgas, i njohur si " Smart Burgas " tani ka një shtesë të re - chatbotin " Smarty ". Ky është një mjet dixhital i dobishëm që bashkon shërbimet e Bashkisë në një kanal ndërveprimi të njohur dhe të lehtë për..

botuar më 24-03-24 8.10.PD

“Ora e Tokës” ose si ta ndryshojmë botën në 60 minuta

“Nëse secili prej nesh, pavarësisht se ku jemi, gjen 60 minuta kohë dhe ia jep Tokës, do të kemi fuqinë të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët dhe ta lëmë atë më se të mrekullueshme për brezat pas nesh” – ja çfarë thonë organizatorët për eventin më të..

botuar më 24-03-23 8.30.PD