Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët kanë qëndrim kontradiktor ndaj demokracisë

Një studim i institutit “Shoqëria e Hapur”, i paraqitur më 7 qershor, konstaton se bullgarët kanë qëndrim kontradiktor ndaj demokracisë. Rreth 1/3 prej të anketuarve mendojnë se demokracia nuk është forma më e mirë e udhëheqjes. Përqindja e njerëzve që mendojnë se nuk ka alternativë më të mirë, vazhdon të jetë shumë e madhe, por gjatë tri viteve të fundit ajo është pakësuar me 7 deri në 45 për qind prej të gjithë të anketuarve. Sondazhi u shpall gjatë hapjes së fondit “Qytetarët aktivë” (Active Citizens Fund) në Bullgari. Fondi është pjesë e Mekanizmit Financiar të Hapësirës Ekonomike Evropiane dhe nëpërmjet tij vendet donatore – Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni – do t’i përkrahin iniciativat civile, drejtuar inkurajimit të pjesëmarrjes demokratike, mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përkrahjes së grupeve të prekshme në shoqëri.

Para një jave u paraqitën rezultatet e një studimi tjetër të gjerë – Studimi Evropian i Vlerave. Sipas tij, për mbi 82 për qind prej bullgarëve të anketuar demokracia është një formë “shumë e mirë”, ose “mjaftë e mirë” e udhëheqjes. Atëherë përfundimi ishte se bullgari në përgjithësi e pëlqen demokracinë, por ka një besim relativisht të vogël ndaj institucioneve të saj. Mbi 2/3 prej të anketuarve po vazhdojnë të jenë të bindur se të drejtat e tyre kryesore si qytetarë janë mbrojtur, rreth 75 për qind të tjerë nuk presin që vitin tjetër të dërgohen në burg pa u gjykuar dhe pa marrë dënim, kurse 67 për qind janë të mendimit se nuk ka të ngjarë që të bëhen viktimë e dhunës policore. 

Mirëpo, sipas një sondazhi të “Shoqërisë së Hapur” shumica e njerëzve mendojnë se demokracia dhe barazia e të gjithëve para ligjit janë një projekt i pambaruar. Grupe të mëdha shoqërore nuk mendojnë se autoritetet shtetërore dhe ato vendore i mbrojnë, nuk bëjnë pjesë në parti dhe organizata dhe nuk e pranojnë pohimin se ligjet e shtetit janë të njëjta për të gjithë. Vetëm 8 për qind e bullgarëve janë dakord se ato janë të njëjta, derisa ata që janë të mendimit të kundërt janë dhjetë herë më shumë. Vetëm 1/3 pranojnë se ligjet janë të drejta, kurse ata të mendimit të kundërt janë dy herë më shumë. Vetëm 14 për qind janë dakord se ligjet janë të qarta dhe të kuptueshme, ndërsa 67 për qind janë të mendimit të kundërt.

Ndërkaq, diskriminimi luan një rol të rëndësishëm. Në zgjedhjet vendore, për shembull, 70 për qind nuk do të zgjidhnin kryetar bashkie, i cili është shtetas bullgar me prejardhje rome, 65 për qind nuk do të votonin për kryetar bashkie me orientim homoseksual, 63 për qind nuk do të votonin për qytetarë bullgarë me prejardhje turke, shënon fondacioni “Shoqëria e Hapur”. Studimi konstaton gjithashtu se pjesëmarrja e qytetarëve në format e organizuara të jetës shoqërore mbetet shumë e kufizuar dhe katër prej të gjithë të anketuarve nuk bëjnë pjesë në asnjë organizatë shoqërore. Afro 22 për qind prej të anketuarve kanë shprehur besim ndaj organizatave joqeveritare, 30 për qind kanë shprehur mosbesim, kurse pjesa më e madhe – 48 për qind, nuk kanë mendim dhe mund t’i përgjigjen pyetjes.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zëvendësministri i Bujqësisë Miroslav Marinov (i pari në të majtë) në hapjen e edicionit të 20-të të ekspozitës

Në ekspozitën “Tehnomebel” marrin pjesë rreth 100 kompani nga e gjithë Evropa

Druri bullgar, jo i importuar, është lënda e parë kryesore për industrinë e përpunimit të drurit dhe mobilieve në vendin tonë. Këtë e theksoi zëvendësministri i bujqësisë, Mirosllav Marinov, në hapjen zyrtare të edicionit të 20-të të ekspozitës..

botuar më 24-04-23 6.54.MD

Edhe plastika e dekompozuar helmon tokën dhe depërton në organizmat e gjallë

“Planeti kundër plastmasës” është tema e Ditës së Tokës, të cilën e festojmë më 22 Prill. “Iniciativa për t'i dhënë fund plastikës” po koordinon aktivitetet globale për festën. Me këtë rast, para BNR-së, Ejdën Sharën, drejtor i organizatës “Dita e..

botuar më 24-04-22 1.36.MD

Festa hebraike Pesah fillon më 22 prill

Pas perëndimit të diellit (ora 17) më 22 prill, fillon Pesah - një nga tre festat më të mëdha për hebrenjtë. Si datë dhe ditë, festa është e ndryshueshme dhe ndodh pas ditës së 14-të të muajit pranveror të Nisanit, duke filluar pas ekuinoksit..

botuar më 24-04-22 8.49.PD