Misteret shkëmbore prej kohërave të lashta pranë fshatit Dëzhdovnica

Kamaret ndodhen në lartësi deri më 50 m. mbi tokë.

Në pjesën lindore të malit të Rodopeve dhe kryesisht përgjatë rrjedhjes së lumit Arda, shumë kamare të gdhendura në shkëmbinj, tashmë një shekull tërheqin vëmendjen e arkeologëve dhe kërkuesve-amatorë. Pavarësisht nga kjo ato akoma fshehin shumë mistere – të lidhura me kohën e shfaqjes së tyre dhe me qëllimin e vet – a kanë pasur një rol kulti, a kanë qenë shenja për ndonjë itinerar, apo janë përdorur për diçka tjetër.

Vetë puna për krijimin e këtyre kamareve, shumë prej të cilave ndodhen në vende të vështira për të arritur, tregon se për njerëzit e lashtë ato kanë pasur një kuptim të posaçëm dhe është e qartë se ato janë bërë në mënyrë që të mund të ruhen për brezat e ardhshme. Ndoshta kanë lidhje me besimet e paraardhësve për tranzicionin në botën tjetër”, mendon Hristo Todev. Profesioni i tij është analizator ekonomik, por kohën e lirë që e ka ai i’a kushton alpinizmit dhe studimit. Vite me radhë Hristo Todevi shkon nëpër vendet piktoreske me natyrë të egër në pjesën lindore të malit të Rodopeve. Atje fotografon, krijon harta dhe studion kamaret në shkëmbinjtë, të cilat sipas tij janë bërë në kohën e trakëve, në periudhën e eneolitës. “Deri tani kam përfshirë në harta 3600 kamare. Ndoshta ka akoma 2%, të cilat akoma mbeten të pazbuluara." – shpjegoi Hrito Todev. Të tilla janë gdhendura ne vende të vështira për të arritur në lartësi mbi 50 m. në shkëmbinjtë e rajonit të fshatit Dëzhdovnica, në qarkun Kërxhali. Por çfarë në të vërtetë janë këto kamare?

Kamarja ideale është në formën e trapezit, me lartësi 70-80 cm. Qasja në kamare është shumë e vështirë.

"Kamarja ideale është në formën e trapezit, me lartësi 70-80 cm., që hyn brenda shkëmbit . Është punuar shumë mirë dhe hapet në brendësi si midhje, me skaje të përsosura – vazhdoi Hristo Todevi. Studiuesit kanë teori të ndryshme për këto hapësira. Sipas tyre forma mund të ketë ndonjë kuptim simbolik, apo mund të jetë përpunuar duke kërkuar veti akustike apo energjetike."

Në një nga shkëmbinjtë e kompleksit Hristo Todevi ka zbuluar fytyrën e një vajze – ndoshta forma e fytyrës është bërë me gdhendje suplementare mbi formën natyrore të gurit. Por këto janë vetëm një pjesë e vogël e të gjitha mistereve:

Mbi një nga shkëmbinjtë Hristo Todevi ka zbuluar faqen e një vajze. Dhoma shkëmbore nën faqe ka hapje në anën e pasme, e cila ofron akses në hapësirë.

Kam vënë re se pikërisht nën fytyrën shkëmbore të çupës, në lartësi 20 metra mbi tokë ndodhet një dhomë shkëmbore – ndoshta edhe ajo është krijuar nga dora e njeriut. Aksesi në të është i mundshëm vetëm nga ana e pasme, nëpërmjet një tuneli të gdhendur (sipas meje) në shkëmb. Tërë kompleksi është shumë i madh – rreth një kilometër e gjysmë, me shumë kamare në formë trapezi, me hapësira të tjera të gdhendura, me gropa me formë të posaçme. Pikërisht format tregojnë se ato nuk janë natyrore, por janë bërë nga dora e njeriut. Kur e studiova atë më erdhi në mendje se dhoma mund të ketë lidhje me një shkëmb tjetër me lartësi rreth 40 m., që ndodhet në distancë 1,2 km., në një shpat tjetër në afërsi“.

Në një çarje natyrore me lartësi 10 metra, e cila në pjesën e saj më të gjerë arrin 2 metra, në shkëmbin e kundërt, Todevi përsëri vëren gjurma prej përpunimit njerëzor. Kjo “dritare” shkëmbore i bën përshtypje atij me këtë se duke kaluar përmes saj në muajtë e ndryshëm të vitit, rrezet e diellit i afrohen kompleksit shkëmbor me fytyrën e çupës.

Dritarja shkëmbore

Pasi i vendosa koordinatat në sajte të posaçme të internetit dhe pasi bëra matje suplementare arrita tek përfundimi se është e mundshme që në ditën më të shkurtër të vitit – 21 dhjetor, rrezet e diellit, duke kaluar përmes “dritares”, të projektohen pikërisht në dhomën shkëmbore në kompleksin afër fshatit Dëzhdovnica. Kjo bëhet në orën 16.27, 25-30 min. para perëndimit."

Zbulimi e bën Hristo Todevin të mendojë se kjo zonë nuk është vetëm një kompleks kulti me kamare në formë trapezi, por edhe si një objekt, i cili na jep të dhëna të vlefshme për dijet e paraardhësve tanë në fushën e astronomisë.

Isha befasuar nga përmasat e këtij kalendari gjigant. Sivjet më 21 dhjetor do të vij në këtë vend dhe po ta provoj se rrezet e diellit në të vërtetë projektohen nën fytyrën shkëmbore pikërisht në ditën më të shkurtër të vitit, kjo do të tregojë sa të sakta kanë qenë dijet dhe aftësitë astronomike të të lashtëve. Përcaktimi i ditës më të shkurtër të vitit u’a ka dhënë atyre mundësinë të përdorin një kalendar shumë të saktë" – shpjegoi Hristo Todevi.

Në ditën më të shkurtër të vitit – 21 dhjetor, në orën 16.27 rrezet e diellit kalojnë përmes “dritares” shkëmbore në kompleksin afër fshatit Dëzhdovnica.

Në afërsi të shkëmbit me të çarën ka edhe një kompleks tjetër i orientuar sipas parimeve astronomike, i cili gjithashtu ka lidhje me llogaritjen e kohës dhe të ditës më të shkurtër të vitit. Tashmë s’kam dyshime se shenjat e lëna në kompleksin pranë fshatit Dëzhdovnica kanë pasur qëllime astronomike. Duke e pasur parasysh këtë komplekset me kamare mund të studiohen nga një pikëpamje tjetër, krejt e ndryshme.”

Kryqi i gdhendur në shkëmb i orientuar sipas anëve të horizontit.

Një element tjetër i rëndësishëm prej kompleksit të madh është një kryq, i gdhendur në sheshin shkëmbor mbi kamaret më të larta. Ai ka orientim në përputhje me anët e horizontit me një devijim prej vetëm 2-3 gradësh. D.m.th. shkëmbinjtë në rajonin e fshatit Dëzhdovnika janë si një libër i hapur për të kaluarën e viseve bullgare. Para nesh kemi shumë faqe të palexuara, të cilat do t’i shfletojmë me kureshtje në të ardhmen.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Një libër i ri zbulon rolin e Princit Boris I në kundërshtimet midis kishës katolike dhe asaj ortodokse

Shkencëtarët perëndimorë, të cilët shkruajnë dhe interesohen për historinë e Bullgarisë, janë shumë pak. Prandaj zbulimi i dorëshkrimit të ri me titullin “Rëndësia e Bullgarisë për ndarjen e krishterimit lindor nga ai perëndimor” është një..

botuar më 18-10-21 10.05.PD

Shën Ivan Rillski – mbrojtësi i Bullgarisë

Më 19 tetor Bullgaria ortodokse shënon nderin e mbrojtësit të saj qiellor Shën Ivan Rillski. Me emrin e tij është lidhur një prej manastireve më të respektuara nga të gjithë bullgarët, i cili është shpallur monument i UNESKO-s. Manastiri i Rillës ka..

botuar më 18-10-19 1.39.MD
“Gjeografia” e Idrisit – një prej katër transkriptimeve të plota, që ruhen në botë

Biblioteka Kombëtare “Shenjtorët Kiril dhe Metodij” ruan arkivin e tretë më të madh në botë me dokumente osmane-turke

Ndër thesaret letrare të Bullgarisë është arkivi osman-turk i cili ruhet në fondet e Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kiril dhe Metodij”. Themelet e tij janë vënë që me inaugurimin e Bibliotekës Kombëtare (atëherë Popullore) – institucioni i..

botuar më 18-10-18 11.44.PD